E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO u bombardoi shtëpinë, çifti i të moshuarve nga Puka në rrugë të madhe

PUKE-Të mbetur në mes të katër rrugëve, të sëmurë, pa përkujdesje dhe në vetmi, ky është fati i Ndue Bib Palucës 77 vjeç dhe bashkëshortës së tij, Dilës 72-vjeçare, e cila sot thuajse e ka të pamundur të lëvizë. Drama e dy të moshuarve nga fshati Qafë Mali në rrethin e Pukës starton në vitin 1999 kur gjatë bombardimeve të NATOS në Kosove, avionët luftarakë shënjestruan gabimisht banesën e tyre, duke i lënë pa çati mbi kokë.

Prej asaj kohe dy të moshuarit kanë mbetur derë më dere, ndërsa në mesin e dhimbjes, humbën dhe djalin e tyre në një aksident automobilistik. 77-vjeçari Ndue Paluca dhe bashkëshortja e tij Dila tregon se prej ditës së bombardimeve që u përcollën aso kohe në mbarë mediat e vendit, ata nuk kanë par një ditë të bardhë, ndërsa gdhihen e ngrysen tek njerëz që i ndihmojnë thjesht për bamirësi. Dy moshuarit të pamundur për asgjë rropaten me pensionet që për të dy së bashku arrin shifrën e 16 mijë lekëve në muaj. Ata tregojnë se pas bombardimit të banesës një bashkëfshatar iu lëshoi shtëpinë ku qëndruan për shumë vite, por ai u rikthye duke u strehuar vetë në banesën e tij. Për një kohë ata u strehuan tek të afërmit në Durrës pastaj në Tiranë e prej kohësh enden dyerve të qytetit të Fushë-Arrëzit.

Nuk duam asgjë më shumë se një dhomë ku mund të strehojmë kokën,- shprehen dy të moshuarit. Cifti lutet që të presin vdekjen të qetë, të paktën nën një strehëz, pasi orvatjet derë më derë i kane lodhur pa mundur të gjejnë kurrë një zgjidhje qoftë dhe për të kaluar dimrin. E teksa veniten dal nga dal në fatin e hidhur ku jetojnë prej vitesh, Ndoj dhe Dila e sëmurë shpresojnë që dikush do të mendojë edhe për ta. Dimri i acartë që tashmë troket shpejt në veri e bënë të pamundur jetesën e dy të moshuarve që nuk njohën kurrë një ditë të lumtur.

(NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: NATO u bombardoi gabimisht shtepine, 2 te moshuar prej 14 vitesh ende rrugeve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›