Zgjedhjet e pjesshme në 2 komuna, KQZ thirrje per pjesmarrje në votime

Rreth 19.453 zgjedhës pritet t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj lokalë në komunat Rrethinat (qarku Shkodër) dhe Dardhas (qarku Korçë), ndërkohë që News24, raporti për incidentet e para të shënuara në Komunën Dardhas.
KQZ THIRRJE PER PJESMARRJE NE VOTIME
Ora 16:30-Proces i qetë dhe një pjesëmarrje tepër e ulët në votimin për kryetarë të komunës në Rrethina dhe Dardhas.
Këtë konstaton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili i ben apel votuesve t’u drejtohen kutive per te ushtruar te drejten e votes.
Deri në orën 16.30 pjesëmarrja e votuesve për zgjedhjen e kreut të komunës Rrethina ne Shkoder është 25.78%.
Ndërkohë që po sipas te dhenave zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedheve, ne Dardhas kane votuar 44.36 % e zgjedhesve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ben me dije se procesi i votimit në Komunën Dardhas dhe Rrethina ka filluar në orën 7.00 të mëngjesit të sotëm dhe po ecën normalisht.
“Sipas informacioneve të inspektorëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe KZAZ-së nr. 2 dhe KZAZ-së nr.73 deri tani nuk ka patur asnjë problem apo incident”- tha zedhenesja e KQZ ne te paren konference per shtyp te dites se sotme lidhur me zgjedhjet e pjesshme.
Sipas saj, pavarësisht se partitë politike pjesmarrëse në zgjedhjet e pjesshme dorëzuan jashtë afateve ligjore propozimet për anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori të gjitha masat e nevojshme për të shpërndarë materialet zgjedhore në kohë për të filluar procesi i votimit në dy komunat si dhe realizoi trajnimin specifik për anëtarët e KZAZ-ve dhe KQV-ve.
ZGJEDHJET E PJESSHME, VOTIM FAMILJAR DHE GRUSHTE MES MILITANTËVE NË DARDHAS
Fillimisht u raportua për 3 raste të votimit familjarë në Dardhas, teksa më vonë militantët u përplasën fizikisht për arsye të bindjeve politike jashtë QV, po në këtë Komunë.
Në këto zgjedhje, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim garojnë së bashku në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE), ndërsa Partia Demokratike garon e vetme.
Zgjedhjet në këto dy komuna, po mbahen pas vendimit të Këshillit të Ministrave, disa muaj më parë, për shkarkimin e kryetarëve aktualë, për shkak të kryerjes së veprave penale.
Në komunën Rrethina të qarkut Shkodër, Partia Demokratike garon me kandidatin Ridvan Guri, ndërsa socialistët me kandidatin Luan Harusha, i mbështetur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në komunën Dardhas të qarkut të Korçës përballen kandidatët Gentian Pere i Partisë Demokratike dhe Genci Hamollari, kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i mbështetur nga Partia Socialiste.
DARDHAS, 2 MILITANTË GRUSHTA JASHTË QV
Ora 13:30 Shënohen incidente në fshatin Dardhas. 2 militantë janë përplasur dhe konfliktuar jashtë Qendrës së Votimit për arsye politike. Mësohet se konflikti i nxitur për shkak të bindjeve politike të militantëve ka degjeneruar në përdorimin e grushteve. Banorë të zonës kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit.
NEWS24: VOTIM FAMIJAR NË DARDHAS
Ora 12:20 Ndërkohë që procesi i votimit raportohet i qetë në komunën Dardhas në Pogradec, News24 ka konstatuar disa raste të votimit familjar.
Pamjet janë filmuar në qendrën e votimit të ngritur në shkollën e fshatit Dardhas. Janë të paktën tre raste të konstatuara nga News24. Në njërën prej tyre shihet një i ri i shoqëruar nga babai i tij, më pas një i moshuar i shoqëruar nga një grua dhe në rastin e tretë një tjetër grua e shoqëruar nga bashkëshorti. Votuesit duket qartë që hyjnë në këndin e fshehtë të votimit njëkohësisht dhe gjithcka ka ndodhur në sytë e komisionerëve dhe vëzhguesve të kësaj QV-je.
KQZ: ASNJË PROBLEM
Ora 11:30 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të dielën në mesditë se procesi i votimit për kryetarët e rinj në komunën Dardhas dhe Rrethina ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm dhe po ecën normalisht.
“Sipas informacioneve të inspektorëve të KQZ-së dhe KZAZ-së nr. 2 e KZAZ-së nr.73 deri tani nuk ka patur asnjë problem apo incident”, tha zëdhenësja, Drilona Hoxhaj, ndërsa shtoi se deri në mesditë pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme.
Ajo vuri në dukje se pavarësisht se partitë politike pjesmarrëse në zgjedhjet e pjesshme dorëzuan jashtë afateve ligjore propozimet për anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit, KQZ mori të gjitha masat e nevojshme për të shpërndarë në kohë materialet zgjedhore si dhe realizoi trajnimin specifik për anëtarët e KZAZ-ve dhe KQV-ve. Zgjedhjet në komunat Rrethina dhe Dardhas mbahen pasi kryetarët e tyre u shkarkuan nga Këshilli i Ministrave për shpërdorim detyre.
NIS VOTIMI
Ora 7:30 Votimet për kreun e Komunës Dardhas vijojnë normalisht. Gazetarja Enkelejda Skënderasi raporti se prej orës 7:00 të mëngjesit u hapën të gjitha qendrat e votimit. Rreth 2 700 votues pritet të votojnë për kreun e ri të komunës. Gentjan Pere nga PD dhe Genci Hamollari nga LSI janë dy kandidatët që do të përballen me verdiktin e popullit ditën e dielë për këtë zonë.
Kreu i kreu i KZAZ 73 në Pogradec, Nexhmi Torra konfirmoi se procesi vijon i qetë dhe pa probleme ndërkohë që pjesëmarrja është e kënaqshme.
Ndërkohë, në Komunën Rrethina, korrespondentja Eljona Kodra raportin se 24 qendrat e votimit janë hapur që n orën 7:00 të mëngjesit. Fluksi që në orët e para të mëngjesit nuk ishte shumë i madh ndërkohë pritet një shtim i tij në orët e pasdites. Situata paraqitet e qetë dhe në këtë Komunë. Ndërkohë, votuesit e ë komunës Rrethina ditën e diel do të zgjedhin kryetarin e kësaj komune mes kandidatit të Partisë Socialiste, Luan Harushës dhe atij të Partisë Demokratike, Ritvan Guri.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Dardhas, PD-PS 'përballen' në 2 Komuna, News24 video ekskluzive të votimit familjar