NATO vijon stërvitjen me armët bërthamore, Stoltenberg: Anulimi do dërgonte sinjalin e gabuar në Moskë

NATO do të vazhdojë me stërvitjet e paralajmëruar të parandalimit bërthamor, në një kohë që Rusia kërcënon me përdorimin e tyre në Ukrainë.
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se anulimi i kësaj stërvitje nuk do të ndodh, pasi do të dërgonte sinjalin e gabuar në Moskë.
“Forcimi i NATO-s është e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia kundrejt Ukrainës”, tha Stoltenberg.
Për Stoltenberg tregimi i forcës ushtarake të NATO-s ëhstë mënyra më e mirë për të parandaluar çdo përshkallëzim të tensioneve me Rusinë.
Putin ka bërë kërcënime të fshehta për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë, deklarata që janë dënuar fort nga Perëndimi.
/rtsh.al/