NBA, Boston befason në fund Filiadelfian, Memfis shkatërron Denver

Memfis kaloi një provë të fortë përballë Denverit. Skuadra e Grizzlies krijoi një avantazh të konsiderueshëm brenda dy periodave të para dhe nuk ktheu më kokën pas duke mundur një ekip solid siç është ai Nuggets. Lojtari i ndeshjes për Memfis ishte Ja Morant, autor i 23 pikëve. Mbrojtja e Memfis bëri diferencën edhe në lojën mbrojtëse pasi limitoi ekipin rival të shënonte vetëm 94 pikë. Ky ishte takimi ku skuadra më e mirë e perëndimit shënoi më pak në këtë sezon.
Në konferencën e lindjes mbrëmë u luajt super ndeshja mes Bostonit dhe Filadelfias. Siç pritej dueli ishte i ekuilibruar dhe për të vendosur fituesin u desh një magji e Tatum për të thyer 76ers-at. Basketbollisti i Celtics shënoi një tre pikësh kur nga sirena mungonin vetëm 1.3 seconda. Koshi i Tatum i dha avantazhin finalistëve të vitit të kaluar në fund të ndeshjes ndërsa Joel Embiid më shokë nuk kishin më kohë që të dërgonin duelin në shtesë. Lojtarët e ndeshjes për Boston ishin Tatum me 18 pikë dhe Brown me 26 pikë ndërsa për Filadelfian spikati Joel Embiid me 41 pikë dhe plot 12 topa të rikuperuar në tabelë.
Ndeshjet NBA (26 Shkurt)
DETROIT PISTONS-TORONTO RAPTORS 91-95
ORLANDO MAGIC-INDIANA PACERS 108-121
NEW YORK KNICKS-NEW ORLEANS PELICANS 128-106
CHARLOTTE HORNETS-MIAMI HEAT 108-103
MEMPHIS GRIZZLIES-DENVER NUGGETS 112-94
PHILADELPHIA 76ERS-BOSTON CELTICS 107-110
UTAH JAZZ-SAN ANTONIO SPURS 118-102