E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj urdhëron nisjen e dekorimit të Tiranës për festat e fundvitit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar nisjen e dekorimit të Tiranës për festat e fundvitit.

Në urdhrin e firmosur prej tij, kërkohet marrja e masave për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike, duke respektuar, sikurse theksohet në shkresë “standardet më të larta të sigurisë, si edhe kriteret teknike dhe estetike të përcaktuara për këtë qëllim”.

Në dokument theksohet gjithashtu se, në zbatim të vendimit nr. 420, datë 08.06.2006 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, të merren masa për dekorimin e godinave të ministrive sipas kërkesave të institucioneve përkatëse.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›