E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NBA, Giannis është fenomen, Boston rrëzohet përballë Oklahoma

Mjaftuan vetëm pak ndeshje në program dhe në NBA nuk munguan rekorde të reja. Pak orë më parë Giannis Antetokounmpo dhuroi ndeshjen më të mirë të karrierës duke i dhënë Milwaukee Bucks fitoren përballë Washington Wizards me shifrat 123-113. Për grekun e talentuar kjo ishte ndeshje ku arriti që të shënonte më shumë pikë, plot 55. Giannis pasuroi mbrëmjen edhe me 10 topa në tabelë dhe 7 asist të dhuruar. Për ekipin e Milwaukee-t i rëndësishëm ishte edhe kontributi i Brooke Lopez (21 pikë dhe 12 topa në tabelë).

Jo më pak eko bëri edhe humbja e Boston Celtics në fushën e Oklahoma City Thunder. Vendasit arritën që të mposhtnin me shifrat 150-117 miqtë nga Boston, të cilët vetëmn një herë më parë në historinë e tyre kishin humbur një takim duke pësuar kaq shumë pikë (në 1979 Detroit Pistons shënuan 160 pikë). Vendasve edhe pse u mungoi Shai Gilgeous Alexander arritën që të kalonin këtë provë të vështirë falë kontributit të Josh Giddey (25 pikë) dhe Luguentz Dort (23 pikë). Përveç tyre edhe tre lojtarë të tjerë mbyllën mbrëmjen me numra dyshifrorë sa i përket pikëve të rrealizuara. Ndërsa për miqtë vetëm Jaylen Brown (29 pikë) dhee Jayson Tatum (27 pikë) arritën që të bënin më mirë.

2022-2023 (4 Janar)

Milwaukee Bucks – Washington Wizards 123-113

Oklahoma City Thunder – Boston Celtics 150-117

Utah Jazz – Sacramento Kings 115-117

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›