E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra, nis Asambleja e PS. Blushi: Të diskutojmë dhe për bojkotin

Prej mese 1 ore ne Asamblene Kombetare te Partise Socialiste po diskutohet per permbytjet ne Qarkun e Shkodres.  Qe ne fillim te kesaj mbledhje Kryetari i Asamblese Gramoz Ruci deklaroi se “Permbytjet erdhen si pasoje e pergjegjesise se njerezve dhe nuk ishte fatkeqesi e natyres”. Ruci falenderoi te gjithe deputetet socialiste qe ishin ne zonat e permbytura per lehtesimin e perballimit te kesaj katastrofe. Deputeti Erjon Brace mbajti nje raport te gjate per gjithe situaten para se qarku i Shkodres te permbytej. Ai foli per situaten e kaskades se Drinit dhe ritjen e prurjeve ne fund te 2009-es, ndersa paraqiti ne emer te selise roze dokumenta qe sipas tij fajesojne qeverine dhe KESH-in per permbytjen.

Nderkaq, deputeti Ben Blushi kerkoi, qe Asambleja te diskutoje sot edhe
per bojkotin e Parlamentit dhe hapat e tjera qe do te marre kjo force
politike pas disa muajsh mosprezence ne Parlament. “Duhet te bejme nje
bilanc te 6 muajve te fundit dhe te marrim nje vendim kur arsyet per te
bojkotuar parlamentin nuk jane me te justifikueshme”, tha deputeti
Blushi.

ALSAT

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›