Shqipëria, gati përballja me Slloveninë

Shqipëria në basketboll për femra, që drejtohet nga Mirza Alibegaj, tanimë është gati për ndeshjen e parafundit të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2023. Pikërisht në ora 18:00 në Lubjanë, në Pallatin e Sportit “Kodeljevo”, Shqipëria do të përballet me Slloveninë. Një ndeshje, e cila do të gjykohet nga Ivana Ivanoviç (Serbi), Klaudia Ferrara (Itali) dhe Martina Mekelova (Sllovaki). Vajzat kuqezi kanë bërë dhe një stërvitje paraditen e së enjtes në fushën ku do të luhet ndeshja, ndërsa drejtori i garave në Federatën Shqiptare të Basketbollit, Elton Saliaga, ka treguar gjendjen dhe atë se çfarë në këtë përballje me Slloveninë. Shumë e vështirë, por që Shqipëria duhet të tregojë vlerat reale.
“Sot luajmë ndeshjen e radhës për kualifikueset Euro 2023 me Slloveninë. Ekipi është përgatitur. Është i motivuar. Është ekip i ri në moshë. Dihen vlerat e skuadrës së Sllovenisë. Kështu që vajzat do të duhet të japin maksimumin në këtë ndeshje. Vlen për t’u theksuar mosha e re e ekipit tonë, frytet e të cilit do t’i marrim në një kohë të dytë. Gjithsesi suksese ekipit tonë dhe një lojë sa më të bukur”, tregon Saliaga nga Lubjana.
Të dielën në ora 17:00, tanimë në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” në Fllakë, Shqipëria mbyll kualifikueset e këtij Europiani ndaj Turqisë në ndeshjen e cila do të vijë drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.