E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NBA, James pranë historisë, Filadelfia i prish festën

Natën e kaluar Lakers dhe Sixers i dhanë jetë një dueli që nuk do të harrohet lehtë. Miqtë nga Filadelfia mundën Lakers dhe morën fitoren e katërt radhazi në transfertë e cila përkoi edhe më fitoren e gjashtë radhazi përballë rivalëve nga Los Angeles.

Edhe një herë protagonist i takimit ishte Joel Embiid, autor i 35 pikëve dhe 10 topave të rrëmbyer në tabelë. Lojtari afrikan blloikoi në sekondat e fundit edhe tentativën e Westbrook, i cili po të kishte shënuar do ti jepte fitoren venasve. Për miqtë paraqitje mjaft pozitive bënë edhe James Harden (24 pikë dhe 13 asist), Tyrese Maxey (16 pikë) dhe Tobias Harris (15 pikë).

Sa i përket pikëve të shënuara mbrëmja afroi edhe më shumë LeBron James me kryesuesin e tabelës të lojtarëve që kanë shënuar më shumë pikë në historinë e NBA. Me 35 pikët e shënuara përballë Filadelfia, LeBron James shkoi në kuotën e 38.001 pikëve të rrealizuara në NBA. Vendi i parë është vetëm 386 pikë larg. Ky pozicion mbahet nga Kareem Abdul-Jabbar (38.387).

Ndeshjet NBA (16 Janar)

CHICAGO BULLS-GOLDEN STATE WARRIORS 132-118

L.A. CLIPPERS-HOUSTON ROCKETS 121-100

DETROIT PISTONS-NEW YORK KNICKS 104-117

BROOKLYN NETS-OKLAHOMA CITY THUNDER 102-112

SAN ANTONIO SPURS-SACRAMENTO KINGS 119-132

PORTLAND TRAIL BLAZERS-DALLAS MAVERICKS 140-123

DENVER NUGGETS-ORLANDO MAGIC 119-116

LOS ANGELES LAKERS-PHILADELPHIA 76ERS 112-113

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›