E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, java e 15-të rezervon përballje interesante

Kategoria e Parë ka hyrë në fazën më interesante të saj. Java e 15-të do të luhet në tri ditë dhe rezervon përballje të forta. Ditën e shtunë, duke filluar nga ora 12:30, do të luhet takimi mes Korabit dhe Flamurtarit. Dy skuadrat janë në kuotë të barabartë pikësh me 25 të tilla dhe pozicionohen në vendin e tretë dhe të katërt.

Ditën e shtunë do të luhen dhe tri takime të tjera, si Tërbuni-Burreli, Oriku-Luzi dhe Lushnja-Tomori. Ditën e dielë Besa do të presë Besëlidhjen me shpresën për tu mos u shkëputur në gjashtë vendet e para, por duhet të bëjë kujdes sepse përballë ka një ekspert si Artan Bano që në ndeshjen e parë në stolin lezhjan mori tri pikët e para.

Turbina e vendit të fundit do të kërkojë me patjetër të dalë me pikë përballë Apolonisë. Java e 15-të do të mbyllet ditën e hënë me supersfidën Dinamo-Skënderbeu që do të luhet në orën 13:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›