E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NBA, Orlando befason Golden State, Lakers dhe Dallas nuk zhgënjejnë

Orlando fitoi mbrëmë edhe takimin e dytë për këtë sezon përballë

Golden State Warriors. Magic arritën të kalonin kampionët në fuqi në fushën e vështirë të “Chase Center” ku vendasit nga San Francisco kishin humbur vetëm tre herë më parë këtë sezon. Rëndësia e këtij triumfi ishte e madhe për miqtë nga Orlado, të cilët kishin 10 vite që nuk fitonin në San Francisco. Lojtari më i mirë për miqtë ishte Paolo Banchero me 25 pikë të rrealizuara, 5 topa të rrëmbyer në tabelë dhe tre assist në rreth 32 minuta lojë. Për Golden State rënduan mungesat e Curry e Thompson ndërkohë që nuk mjaftoi rikthimi i Wiggins apo debutimi sezonal i veteranit Iguodala.

Nga ana tjetër kalendari ka qenë mjaft negativ për Pelicans, të cilët udhëtuan drejt Dallassit për të sfiduar Donciç pa lojtarë si Williamson, Ingram dhe McCollum. Rrezultati i ndeshjes nuk habiti askënd pasi vendasit që në periodën e parë treguan qëllimet që kishin duke sigluar shifrat 34-15. Për ekipin nga New Orleans bëhet fjalë për humbjen e 4 në 5 takimet e fundit. Donçiç ishte më i miri në parket me 30 pikë, 10 topa të rrëmbyer në tabelë dhe 10 asist.

Përballë Kings të Sacramento-s, Lakers rregjistruan fitoren e pestë radhazi. Ekipi nga Los Angeles fitoi për herë të parë në këtë sezon përballë rivalëve të divizionit të saj falë dy goditjeve të lira të shndërruara në pikë nga Dennis Schröder, i cili vendosi ndeshjen 3.6 sekonda nga fundi duke rrealizuar në total 27 pikë.

Ndeshjet NBA (8 Janar)

SAN ANTONIO SPURS-BOSTON CELTICS 116-121

CHICAGO BULLS-UTAH JAZZ 126-118

DALLAS MAVERICKS-NEW ORLEANS PELICANS 127-117

GOLDEN STATE WARRIORS-ORLANDO MAGIC 101-115

SACRAMENTO KINGS-LOS ANGELES LAKERS 134-136

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›