NBA, Lakers marrin fitoren e 4 radhazi, Suns dhe Clippers në

Për herë të parë në këtë sezon Lakers arrijnë që të bëjnë katër fitore njëra pas tjetrës. Mjafton kjo e dhënë për të treguar sezonin e vështirë që po kalon skuadra ku militon LeBron James. Formacioni nga Kalifornia arriti që të rregjistronte 70 pikë në dy periodat e para në ndeshjen kundër Atlanta Hawks. Në pjesën e mbetur të lojës James me shokë administruan avantazhin dhe morën kështu një fitore që u jep shpresë të kualifikohen për në play-off. Më të mirët për Lakers ishin
LeBron James (25 pikë), Dennis Schröder (21) dhe Russell Westbrook (18 pikë). Mbrëmë NBA mori një sinjal të fortë nga ana e Nets. Ekipi nga Brooklyn mundën New Orleans edhe pse Durant dhe Irving gabuan 32 goditje në 48. Gjithsesi Nets kanë arsenal ofensiv të madh dhe për këtë arsye kaluan Pelicans, njërën prej skuadrave më të mira të sezonit. Në këtë ndeshje rënduan shumë mungesat e dy lojtarëve të Pelicans si Zion Williamson dhe Brandon Ingram.
Ky moment nuk është aspak pozitiv për Clippers dhe Suns. Ekipi nga Los Angeles koleksionuan humbjen e 5 radhazi ndërsa ekipi nga Fenix pësuan disfatën e 6 në 7 ndeshjet e fundit përballë Miami Heat. Ditë negative ishte edhe për yllin e Bucks, Antetokounmpo. Në ndeshjen e humbur përballë Charlotte, greku rrealizoi vetëm 10 pikë.
Ndeshjet NBA (7 Dhjetor)
PHILADELPHIA 76ERS-CHICAGO BULLS 112-126
MILWAUKEE BUCKS-CHARLOTTE HORNETS 109-138
TORONTO RAPTORS-NEW YORK KNICKS 108-112
NEW ORLEANS PELICANS-BROOKLYN NETS 102-108
DENVER NUGGETS-CLEVELAND CAVALIERS 121-108
INDIANA PACERS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 108-99
SAN ANTONIO SPURS-DETROIT PISTONS 121-109
OKLAHOMA CITY THUNDER-WASHINGTON WIZARDS 127-110
MINNESOTA TIMBERWOLVES-L.A. CLIPPERS 125-109
PHOENIX SUNS-MIAMI HEAT 96-104
LOS ANGELES LAKERS-ATLANTA HAWKS 130-114