E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NBA, Boston mund me forcë Dallas, Tatum super

Sezoni i rregullt në NBA vazhdon dhe po të njëjtën gjë bëjnë edhe yjet. Duelin e shumëpritur mes Boston dhe Dallas e fituan miqtë e Celtics falë një paraqitje stratosferike të Jayson Tatum, i cili mbylli ndeshjen me tre numra dyshifror (29 pikë, 29 punti, 14 topa në tabelë dhe 10 asist). Nga ana tjetër ishte natë negative për yllin e Mavericks, Luka Donçiç, i cili rrealizoi vetëm 23 pikë.

Mbrëmë morën fitoren e pestë radhazi Grizzlies, të cilët mundën Orlando-n falë dominimit në periodën e dytë të mbyllur në shifrat 43-23. Avantazhin e madh të krijuar aty Morant (32 pikë) me shokë e administruan deri në fund. Për Grizzlies spikati edhe paraqitja e Jaren Jackson Jr., i cili mbylli ndeshjen me 31 pikë të rrealizuara.

Ndeshjet NBA (6 Dhjetor)

DALLAS MAVERICKS-BOSTON CELTICS 95-124

HOUSTON ROCKETS-UTAH JAZZ 114-131

ORLANDO MAGIC-MEMPHIS GRIZZLIES 115-123

DENVER NUGGETS-L.A. CLIPPERS 122-91

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›