Sequi KQZ-ne zgjidheni vete

Ambasadori i Bashkimit Europiane në Tiranë Ettore Sequi zhvilloi
paraditen e të premtes një takim me drejtuesen e misionit të vëzhguesve
të OSBE-ODIHR, Conny McCormack.
Në një prononcim për mediat, Sequi theksoi se zgjedhjet në Shqipëri duhet të jenë të mira dhe në përputhje me standardet europiane.Sequi ripërsëriti angazhimin e BE-së për të zhvilluar një proces sa më të mirë zgjedhor në Shqipëri. "BE po e mbështet këtë proces zgjedhor në Shqipëri. Ne kemi mobilizuar fonde për të mbështetur 32 vëzhgues afatshkurtër dhe 6 vëzhgues afatgjatë. Ky është një hap konkret i financuar me anë të taksapaguesve europianë", tha Sequi. Zgjedhjet 2013Vizat, Berisha: Kërkojmë ndihmën e SHBA-ve Rama: Të shtunën prezantimi si deputet në VlorëBerisha sulmon opozitën Ambasadori theksoi se BE është e interesuar për Shqipërinë, për shqiptarët dhe natyrisht edhe për procesin zgjedhor, ndërsa theksoi se vendi meriton një proces zgjedhor të mirë. Top Channel e pyeti ambasadorin Sequi rreth përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë dhe vetë BE-së për të zgjidhur ngërçin ku ka hyrë KQZ pas dorëheqjes së tre anëtarëve. "Mund t'ju them dicka të thjeshtë. Ne nuk jemi pjesë e negociatave. Gjithsesi ne jemi shprehur për KQZ-në pasi është një shtyllë shumë e fortë e procesit zgjedhor.Deklarata potenciale të mëtejshme për këtë çështje nuk do të mungojnë", tha Sequi. Ndërkohë që kryevëzhguesja e ODIHR McCormak e ka bërë të qartë pozicionin e këtij misioni duke u rezervuar të komentojë zhvillimet që lidhen me KQZ-në, raporti i ndërmjetëm i ODIHR pas rreth dy javësh pritet t'i kushtojë një hapsirë të zgjeruar këtij institucioni. / Top Channel