NBA play-off/ Detroit mbijeton në Nju Jork, Bucks dhe Magic eliminohen

Mbrëmja e kaluar ishte e pasur me emicione dhe ngjarje në tri takimet e radhës të fazës play-off në NBA.
Kështu në Nju Jork ekipi i Pistons bëri një tjetër mrekulli duke fituar në “Madison Square Garden”. Nën drejtimin e Cade Cunningham, Detroit mundi Knicks me shifrat 106-103 duke dërguar serinë në ndeshjen 6-të.
Mbrëmje të vështirë kaluan edhe Bucks, të cilët u eliminuan përballë Indanës. Ndeshja e madhe e Giannis Antetokounmpo (30 pikë, 20 topa në tabelë dhe 13 asist) nuk i mjaftoi ekipit të Doc Rivers që të eliminohej nga faza play-off. Pacers mundën Miluokin me shifrat 119-118 në kohën shtesë duke mbyllur serinë 4-1.
Një seri prej pesë takimesh vendosi edhe fatete e çiftit tjetër atë mes Orlandos dhe Bostonit. Magic nuk mundi që të përballonte Jayson Tatum, autor i 35 pikëve, 10 asisteve dhe 8 topave në tabelë. Boston u kualifikua duke fituar takimin në fjalë me shifrat 120-89.