E Hënë, 2 Nëntor 2026

NBA play–off/ Pacers befasojnë përsëri Cavaliers, Golden Stejt triumfon në Mineapolis

Pas humbjes në ndeshjen e parë, Cavs u ndeshen me Pacers në takimin e dytë me mungesa të shumta (Darius Garland, Evan Mobley dhe De’Andre Hunter), por kjo nuk i pengoi që të bënin një ndeshje të madhe. Indiana edhe pse ishe 20 pikë larg Kliveland u tregua e zonja që të qëndronte në lojë madje bëri të vetën atë falë një përmbysje të madhe, e cila kishte si hero Tyrese Haliburton. Autor i 4 pikëve në 12 sekonda. Të zotët e shtëpisë dorëzohen duke humbur edhe takimin e dytë të serisë me Indanën edhe pse Donovan Mitchell shënoi plot 48 pikë.

Takimi tjetër i zhvilluar mbrëmjen e kaluar ishte edhe ai mes Warriors dhe Minesotës. Ekipi nga San Francisko ishte autor i një dueli mjaft të bukur të dominuar nga mbrojtja. T’Wolves në fushën e tyre në dy periodat e para shënuan vetëm 31 pikë duke humbur kështu faktorin fushë. Për Warriors ndeshja nuk ishte shumë pozitive edhe pse dolën me një fitore të rëndësishme. Ekipi i Stiv Kerr mbase mund të ketë humbur Steph Curry, i cili u largua nga parketi në pjesën e dytë për shkak të një shqetësimi muskulor.

Ndeshjet

Cleveland Cavaliers-Indiana Pacers (Ndeshja 2) 119-120 (0-2)

Minnesota T’Ëolves-Golden State Ëarriors (Ndeshja 1) 88-99 (0-1)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›