Tiranë- Armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 64-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 64-vjeçar pasi iu gjetën në banesë 7 karikatorë me armë, 4 armë të ftohta, një pistoletë me mulli, uniforma e mjete policie, si dhe sasi të konsiderueshme municioni.
64-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
“Gjatë ndërhyrjes, në këtë banesë u gjetën 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe shkop gome si të Policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni, të cilat posedoheshin pa leje, nga pronari i banesës, shtetasi A. D., 64 vjeç.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, ky shtetas u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës””, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/