E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton ti vrase me makine

Me makinën e tij tenton të vrasë dy persona. Një sherr i nisur për motive të dobëta në fshatin Pirg të Korçës, mes dy vëllezërve dhe një personi tjetër ka përfunduar në mënyrë të rëndë. 30 vjeçari Artan Poro është arrestuar si autor i kësaj ngjarjeje. Por ka hipur në makinën e tij dhe i ka përplasur Ferdinand Muçanjin dhe Alfred Muçanjin duke u shkaktuar atyre plagë të rënda që më pas u dërguan në spital në gjendje të rëndë.
Mësohet se paraprakisht 30 vjeçari i ka kërcënuar me armë vëllezërit ndërsa më pas i ka përplasur me makinë, për shkak të acarimit të situatës me synimin për t’i vrarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›