"Ngjyra e kuqe shumë i ngjanë"

Tifozët e Liverpoolit më në fund sot e kanë parë një supertalent me fanelën e kuqe të skuadrës. Njëri nga talentët më premtues në futbollin evropian, braziliani Coutinho që nga sot është i Liverpoolit.
Ish ylli i Interit ka kompletuar transferimin te Liverpool.
"Ndihem shumë i lumtur për këtë hap të karrierës time. Liverpool është një klub i madh me histori të shkëlqyer. Edhe në Brazil flitej për historinë që ka Liverpooli. Liverpool ka besuar në cilësitë e mija, shpresoj se do të ua shpërblej" deklaroi Coutinho.