E Diel, 1 Nëntor 2026

NDAL paragjykimeve ndaj personave me sindromin Down

Sebahate Hajdini-Beqiri nje nene e re nga Prishtina edhe pas gjashte vitesh kujton menyren se si iu kumtua lajmi se foshnja e saj ishte i prekur nga Sindromi Down Mua me eshte thene se femija im sdo mund te ec sdo mund te flas dhe nuk ia vlen te investohet ne te. Me te vertete me eshte pershkruar ne nje menyre aq te tmerrshme e cila me krijoi nje ndenje te cilen smund ta pershkruaj dhe me eshte dashur kohe te mbledh fuqine per te ecur tutje dhe te merrem me femijen tim. Une e kam ndiere veten fajtore athua se cfare femije solla ne kete bote dhe cfare te keqija do ti sjell ai shoqerise se Kosoves. Fatkeqesisht une isha nje nene e cila nuk kishte informim te qarte se cka eshte sindromi i Down-it... Mirepo kjo kalon me kohen

Nje ndjenje te tille Zyhra Bajramaj nene e nje vajze me sindromin Down e njeh tash 15 vjet. Vallahi eshte veshtire boll Qika o kone me sindromin Down gjithmone. Por tash edhe po me semuret. Gjithe diten me duhet me e rujt e kur nuk jam ktu me e thirr dike se me bjen e me rrezohet ku teshte a nzjarr a nuje gjithkund. Dy here mka ra nsofer rrefen Zyhraja.

Down Sindrome Kosova u themelua nga prinderit e femijeve te prekur

Organizata joqeveritare Down Syndrom Kosova u themelua nga prinder dhe familjare te personave te prekur me sindromin Down. Ajo vepron qe nga viti 2007. Objektiv i organizates eshte senzibilizimi dhe integrimi i kesaj kategorie ne shoqeri. Njera nder te dy themelueset e para eshte zonja Beqiri e cila thote per DW-ne Si prinder dhe familjare te femijeve me sindromin Down ne kemi pare padrejtesite qe ua jane bere ketij komuniteti. Kjo na shtyri qe te themelojme organizaten me ane te se ciles denjesisht do ti mbronim te drejtat e personave te prekur me kete sindrom.

Deri me tani jane identifikuar 649 persona me sindromin Down

Organizata Down Sindrom Kosova raporton per 649 persona te prekur me sindromin Down ne Kosove mirpo keto te dhena nuk mund te llogariten si te sakta duke pasur parasysh se raste te tilla ne Kosove ne te shumten mbahen te izoluara. Nderkohe vazhdon identifikimi i rasteve te reja thote z. Beqiri. Fatkeqsisht personat me sindromin Down jane te rrethuar nga paragjykimet e shoqerise se jane persona joproduktiv nuk jane te vlefshem per shoqerine. Mirepo organizata jone ben perpjekje te vazhdueshme per te vetdijesuar shoqerine se nese ju jepet perkrahje ata nuk do te jene vetem barre e shoqerise. Personat e prekur me sindromin Down prej vitit 2009 gezojne nje asistence sociale prej 100 eurosh. Mirepo keto mjete nuk ekzekutohen me rregull ne gjirollogarite e prinderve e here-here vonohen deri ne tre muaj qe eshte teper per keta femije te cilet kane nevoje te vazhdueshme per trajtime mjeksore.

Sa jane te perfshire ne arsim personat me sindromin Down

Ne Kosove jane bere hapa te dukshem ne arsimin gjitheperfshires. shte hartuar Plani Strategjik per Organizimin e Arsimit Gjithperfshires per Femijet me Nevoja te Vecanta ne Arsimin Parauniversitar 2010-2015 si dhe Plani Individual i Arsimit i cili siguron te drejten dhe qasjen me te lehte te ketyre kategorive ne arsim. Edhepse jo gjithmone eshte keshtu... E kam cuar qiken nfillore deri nklasen e katert. Mesuesit e donin dhe e mesonin por e ngacmonin dhe rrihnin femijet. Mandej u ndal prej shkolle e nuk shkoi me thote zonja Bajramaj. Si rrjedhoje Besemira 15 vjecare flet me zor e te shkruaj nuk di asnje shkronje.

Kushtet dhe rrethanat faktor kyc per zhvillimin e femijeve me sindromin Down

Foshnjat me sindromin Down mund te lindin ne cfaredo kohe vendi moshe apo rrethane. Mirepo te kuptuarit drejt te problemit si dhe kujdesi dhe kembengulja e prinderve kane shume rendesi ne zhvillimin e metutjeshem te femijes se prekur me sindromin Down. Ne gjithe kete z.Beqiri eshte nje shembull i mire. Femija im fatmiresisht eshte i kyqur ne kopshtin Gezimi Yne dhe ka nje perkrahje te madhe nga stafi i kopshtit. Loriku im eshte integruar aq mire ne ate kopsht dhe ai realisht nuk dallon asgje prej femijeve te tjere me te cilet eshte ne grup.

Komisioni Evropian dhe Zyra per Qeverisje te Mire kane mbeshtetur organizaten Down Syndrome Kosova me projektin dyvjecar Programi i Edukimit dhe Intervenimit te Hershem ne vlere mbi 90 mije euro 80 per qind te te cilit eshte financuar nga Bashkimi Evropian. Ne kuader te programit zhvillohen aktivitete te fizioterapise dhe psikomotorikes ne te cilin jane te kycur femije te prekur nga sindromi Down prej moshes gjashte muajshe deri e moshen 16 vjecare.

Autore Ajete Beqiraj

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›