E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja ne Elbasan pranga nje personi


Një 29-vjecar është arrestuar nga komisariati numër 1 i Policisë së Tiranës, si i dyshuari kryesor për plagosjen e rëndë me pasojë vdekjen e Agnesia Thomait, e cila humbi jetën në Spitalin e Elbasanit gati një muaj më parë.

Sipas policise Mirjan Dedja është arrestuar per llogari te hetimeve qe po zhvillohen ne kete qytet, ndersa burimet pohojne se i dyshuari u kap ne nje banese qe e kishte marre me qira per t'u fshehur ne afersi te 9-katesheve në Tiranë.

Te kontaktuar ne telefon burimet e prokurorise se Elbasanit flasin per rrethanat e ngjarjes ku 23-vjecarja qe punonte si kamariere ne lokalin, ku u qellua me arme zjarri gjate nje debati per nje shishe VrasjeBerat, burri ekzekuton bashkëshorten Vrasja në Durrës, mister autori Durrës, ekzekutim në qendër të qytetit birre. Te pakten keto jane dyshimet e prokurorise se ketij rrethi. Sipas prokurorise ne castet e ngjarjes ne lokal kane qene vetem dy persona, njeri prej te cileve u kap kete te shtune ne Tirane. Pas arrestimit te te dyshuarit Mirjan Dedja zedhenesja e Policise se Tiranes foli per detajet e operacionit.

"Autori i kësaj vrasje, i cili është shtetasi Mirjan Dedja, 28 vjeç, i dënuar më parë për Armëmbajtje dhe Krime kundër Jetës dhe Shëndetit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në pjesën e qafës, 23-vjeçaren Agnesia Thomai, ndërsa punonte si kamariere në një lokal afër universitetit "Aleksandër Xhuvani" në qytetin e Elbasanit. Autori i dyshuar me preçedentë të mëparshëm penal dhe me rrezikshmëri të theksuar kriminale, u kap në Rrugën "Luigj Gurakuqi" në Tiranë, në ambientet e një banese të marrë me qira prej tij", tha zëdhënësja e policisë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Kakavijë, sekuestrohen 200 steka cigaresh
Një ngarkesë cigaresh kondrabandë u sekuestruan në pikën e kufirit të Kakavijës, në palën greke të doganës. Gjyqtarët: Jo presioneve
Në kohën që disa trupa gjyqësore ne vend kanë në shqyrtim cështje sensitive dhe ku përfshihen politikanë të nivelit të lartë, Unioni i Gjyqtarëve i bën thirrje klasës politike që të përpiqet t’i shërbejë qytetarëve ashtu sikurse gjyqtarët përballen cdo ditë me gjykimin e kriminelëve dhe bandave të rrezikshme, duke dhënë dënime të përjetshme, apo duke luftuar korrupsionin e politikanëve apo trafikantët e drogës. Durrës, dëbohen 12 të huaj
12 shtetas maqedonas dhe serbe, mes të cilëve katër gra e vajza do të dëbohen nga Shqipëria për qëndrim të paligjshëm. Pogradec, helmohen tre fëmijë me bar miu
Tre fëmijë janë helmuar me bar miu në një kopsht në një fshat të qytetit të Pogradecit. Krimi i organizuar shqetëson ndërkombëtaret
Situata e krimit të organizuar në Shqipëri alarmon ndërkombëtarët. Ekzekutimet e fundit të ndodhura në mjediset më publike të qyteteve kryesore të vendit, shumica e të cilave ende nuk kanë autor, kanë shokuar shoqërinë shqiptare, por kanë tronditur më shumë strukturat dhe faktorët monitorues vendas dhe ata ndërkombëtarë në Shqipëri.

Lajmet kryesore

Berat, burri ekzekuton bashkëshorten
Policia: Vrasja pas një grindjeje
Siria rrezikon sanksionet
SHBA vlerësojnë zhvillimet politike
Pogradec, procedim penal ndaj edukatores

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›