Avantgarda eshte femerore - Ekspozita Faqja tjeter e Henes

Emri i saj ishte Claude Cahun dhe ajo ishte nje nga artistet me te njohura te asaj kohe. Si nje shkrimtare dhe dhe filozofe ajo ishte mjaft e njohur ne sallonet e Parisit ne vitet 20. Por ajo ishte edhe nje fotografe.
Fotografite e saj nuk terhoqen shume vemendje ne fillim por tani autoportretet e saj konsiderohen si me domethenesit dhe pamjet me radikale te identitetit femeror. Nga krifat e egra dhe kostumet perrallore tek kokat e rruajtura dhe rrobat e djemve imazhet e saj te bejne te vesh ne pikepyetje gjinine e personit ne foto.
Cahun lindi ne vitin 1894 ne qytetin francez te Nantes. Prinderit e saj ishin tregtare te pasur hebrenj. Ajo zbuloi shume shpejt boten e letersise dhe teatrin dhe filloi te menaxhoje nje sallon arti ne Paris ne nje moshe shume te re. Ky ishte edhe vendi ku takoi Germaine Dulac nje artiste e shquar surrealiste. Ne vitin 1928 Dulac prodhoi ate qe quhet si filmi i pare surrealist Guaska dhe Kleriku.Bildunterschrift Eksponat ne ekspoziten Faqja tjeter e Henes
Me pas ishte Dora Maar piktore fotografe dhe me vone e dashura e Pablo Picasso-s. Ajo u be e njohur per fotografite e saj te lypesve dhe femijeve te varfer.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Marion Ackermann Drejtore e Koleksionit te Artit te Rinit Verior - VestfaliseRrjete nderkombetare
Lidhjet artistike shpejt shkuan pertej Parisit. Udhetimi u be me popullor dhe u be nje nga menyrat me te rendesishme per te mbajtur kontaktet. Gradualisht rrjetet artistike jane zhvilluar dhe shtrire nga Berlini Parisi dhe Zyrihu ne Amsterdam Varshave dhe Moske.
Lidhjet arriten gjithashtu edhe Europen Lindore. Artistja ruse Sonia Delaunay veprat e se ciles u bene te famshme dhe skulptorja polake Katarzyna Kobro e cila ishte pjese e nje rrjeti artistesh te bazuar ne Paris.
Tendencat kryesore te artit takoheshin ne Paris
I pari ishte surrealizmi i cili fokusohet tek e pandergjegjshmja. Me pas erdhi dadaizmi nje forme radikale arti. Ne te njejten kohe artistet femra ne Europen Lindore po zhvillonin nje stil te ri te quajtur konstruktivizem e cili e shikon artin si nje mjet per shoqerine.
b Nje mundesi qe femrat te shkelqejne
Ne Dyseldorf prezantohen me shume se 230 eksponate. Mbledhja e tyre nuk ishte e lehte. Edhe pse artistet ishin te njohur ne qarqet artistike te viteteve 20 shume nga punet e tyre u zhduken pas Luftes se Dyte Boterore dhe shume pak u gjeten ne dekadat ne vijim.
Burrat kane dominuar historine e artit per nje kohe te gjate. Ketu ka luajtuar rol edhe politika e blerjeve nga drejtoret e muzeve - thote Marion Ackermann Drejtore e Koleksionit te Artit te Rinit Verior - Vestfalise.
Ekspozita Faqja tjeter e Henes eshte te pakten nje hap per te rivendosur barazine. Ajo do te qendroje e hapur per publikun deri me 15 Janar 2012 ne Duseldorf.
Autor Gudrun Stegen / Amarildo Topi
Redaktoi E. Xhani