Eksperimentet me prezantimin koha per ti dhene fund
Per te 49-in vit RTSH-ja organizoi Festivalin e Kenges nga ku doli nje tjeter fitues qe per te tetin vit do te na coje ne Eurosong. Me shume krijimtari kete vit plot 38 kenge. Organizim i mire dhe tendence per te ndryshuar si nga ana skenike ashtu edhe ndricimi apo luku i kengetareve. Krijues e kengetare te njohur e te panjohur iu ngjiten skenes se festivalit. Pati edhe kenge te mira mes tyre duke filluar qe me kompozimin e Saracit qe me te drejte e meritoi vendin e pare kengen e Skenderajt dhe Camit ate te Saimir Brahos qe ashtu gati pa u ndier bute brenda profilit qe ai ka krijuar si kengetar u ngjit ne vendin e trete. Nje kenge boll e mire dhe qe u mireprit nga publiku ishte edhe krijimi i dyshes Hila-Laco kenduar nga Enkelejda Arifi. Mund te kete edhe ndonje tjeter por fatkeqesisht kenget e festivalit te RTSH-se pervec asaj fituese lindin e vdesin ne skenen e ketij festivali. Ne fund te aktivitetit ato nuk prodhohen ne CD ne nje album te vecante dhe rralle e tek mund te degjosh ndonje syresh gjate vitit. Nese do ti degjonim me shpesh do ti donim me shume... E megjithate motivi i nje kenge te mire te mbetet ne mendje dhe fillon dhe e kendon nen ze. Po ajo cka duhet te harrojme sa me shpejt nga ky edicion eshte prezantimi. Qysh se kur u shpallen emrat e tre prezantuesve rrinte pezull pikepyetja po dhe pikecuditesja se si mund te harmonizoheshin bashke nje tenor nje kengetare e muzikes se lehte dhe nje aktore. E megjithate ketu nuk ka asgje te keqe dhe shkuam deri ne naten e 23 dhjetorit me shpresen se formula do te ishte gjetur. Por mrekullia nuk kishte ndodhur. Tenori Josif Gjipali do te na kishte nderuar me shume nese do te kishte qene thjesht dhe vetem i ftuar nderi i ketij festivali. Mjaftoi aria e famshme nga opera Turandot Nesun dorma per te shijuar bravuren e kengetarit me fame boterore. Megjithate pavaresisht importimit te cilin ia ka imponuar profesioni dhe aksentit lab duhet thene se Gjipali ishte shume me mire se dy partneret Jonida Maliqi e Mirela Naska qe ndonese shume te hirshme per tu pare dhe te zonjat ne profesionet perkatese me zor i ngriten syte nga letrat qe mbanin ne duar. U bene vite tashme qe festivali i dhjetorit nuk po krijon dot nje fytyre te veten ne drejtim te prezantimit. Per vit shohim lloj-lloj cudish perzgjedhje nga me ekstravagantet te cilat terheqin vemendje ne momentin kur anoncohen por pastaj fatkeqesisht dalin nje bllof. Eksperimente pas eksperimentesh ndersa fare mire mund te marrim eksperiencen e fqinjeve tane italiane qe zhvillojne nje festival i cili tashme eshte nje marke. Per vit qarkullojne te njejtet emra qe nga Pipo Baudo Paolo Bonolis Antonela Klerici etj. Prezantuesit e vertete ne i kemi me pikatore e ndoshta ka ardhur momenti qe Televizioni Publik Shqiptar te nise te investoje ca me shume ne kete fushe. Festivali i dhjetorit ka jete te gjate... Gjithsesi sic edhe ka ndodhur cudia me e madhe tri dite zgjat e po keshtu do te harrohet edhe prezantimi i ketij viti. Ajo ku ne besojme dhe qe mbetet eshte kenga...
ALMA MILE