Obama ne OKB Paqja ne Lindjen e Mesme eshte e mundur
Presidenti amerikan Obama u ka drejtuar te gjithe lidereve te botes ne Asamblene e OKB-se ne Nju Jork thirrjen per te mbeshtetur negociatat e paqes mes palestinezeve dhe hebrenjve te cilat sapo kane filluar.
Ai e ka bere nje thirrje te tille ne seline e OKB-se ne Asamblene e 65 te organizates. Maratona diplomatike njejavore ne Pallatin e Qelqte erdhi ne perfundimin e saj pikerisht me thirrjen e Obames per ndihmen qe te gjithe duhet te japin per bisedimet e paqes.
Nderkohe per sa u perket lidereve te tjere ata do te kene edhe takime te tjera shtese bilaterale dhe multilaterale. Nder ceshtjet me te rendesishme ne kete takim kane qene debatet per forcat paqeruajtese ne Somali ndarja e mundshme e Sudanit konflikti ne Jemen ndryshimet klimatike nje reforme e mundshme ne Kombet e Bashkuara e te tjera.
Ndersa ne takimin ne lidhje me objektivat e mijevjecarit qe u mbajt gjithashtu ne Nju Jork objektivi ishte i qarte ai i luftes kunder varferise.
Per sa i perket Asamblese se Pergjithshme te OKB-se lideret ne kete asamble dalin ne tribune dhe mbajne fjalime ne lidhje me tema te zgjedhura prej tyre. Ndersa lidere te ndryshem jane fokusuar kryesisht ne ceshtje qe kane pasur te benin me vendet qe perfaqesonin. Presidenti amerikan eshte perqendruar ne ceshtjen e paqes mes palestinezeve e izraeliteve dhe bisedimeve per arritjen e saj te cilat kane nisur pikerisht me nxitjen e Shtepise se Bardhe pas nje dyvjecari nderprerjeje. Ne kemi pasur nje rrugetim jo te lehte 12 muajt e fundit me shume pak maja dhe teper lugina ka deklaruar Obama. Por kete muaj jam i lumtur qe me ne fund arritem te krijonim kushtet per zhvillimin e negociatave te drejtperdrejta mes izraeliteve dhe palestinezeve ne Uashington ne Egjipt dhe me pas edhe ne Jerusalem ka deklaruar Obama ne fjalen e tij. Me pas ai tha se ata qe jane pro nje Palestine te pavarur duhet qe ti bejne thirrje Izraelit qe te zgjase moratoriumin per ndertimin e vendbanimeve hebrenje ne Bregun Perendimor dhe Jerusalemin Lindor. Moratoriumi per ndertimet hebrenje ka qene nje ndihme e madhe dhe perben nje diference shume te madhe ne permiresimin e klimes per zhvillimin e bisedimeve dhe ne mendojme se moratoriumi duhet te shtrihet edhe me tej.
Obama pranoi faktin se shume veta jane skeptike dhe pesimiste ne lidhje me procesin e paqes dhe se i kuptonte edhe argumentimet cinike per mundesine e deshtimit te tyre pas dhjetevjecaresh te tere deshtimesh te njepasnjeshme dhe shpesh edhe te turpshme dhe me pasoja katastrofale. Refuzimet nga te dyja palet do te tentojne qe ta shqetesojne e ta shkaterrojne kete proces paqeje te brishte qe sapo ka nisur por une mendoj se paqja eshte e mundur ka deklaruar Obama ne fjalimin e tij. Ai u ka bere thirrje lidereve te botes te pranishem ne sallen e OKB-se qe te merrnin ne konsiderate edhe opsionin e kundert pra ate te paqes e suksesit dhe jo te deshtimit. Nese nje marreveshje nuk do te arrihet atehere palestinezet nuk do ta njohin dot kurre krenarine dhe dinjitetin qe i bashkengjitet te pasurit nje shtet dhe izraelitet nga ana e tyre nuk do te kene kurre sigurine e te jetuarit te qete ne shtetin e tyre me fqinj qe jane betuar per ta trazuar vazhdimisht ka vazhduar Obama. Sipas tij nese nuk arrihet paqja do te kete me shume gjakderdhje dhe Toka e Shenjte do te shnderrohet ne simbol te dasive dhe kontradiktave ne vend qe te simbolizoje humanizmin qe na lidh te gjitheve.