NGA QEVERIA-Të pastrehët, gati dymijë kredi për shtëpi
Brenda këtij viti 2 mijë familje të pastreha do të përfitojnë kredi me zero interes për një kohë prej 30 vitesh.
FLET DREJTORI I ENTIT TE BANESAVE/ Brenda vitit 2010 dy mijë familje të pastreha do të përfitojnë kredi me interes zero, për një afat prej 30 vitesh. Drejtori i Entit të Banesave, Ilir Proko, ka zbuluar projektin e Qeverisë, ku sipas tij do të përfitojnë 762 familje. Kushtet që duhet të plotësojnë të pastrehët për të përfituar shtëpi: duhet të paguajnë 20 për qind të vlerës së apartamentit. Enti i Banesave miraton edhe kreditë për familjet në shtëpitë e ish-pronarëve
Lajmi bëhet i ditur për gazetën nga Drejtori i Përgjithshëm i Entit të Banesave, Ilir Proko. Sipas tij, ka një program të sistemimit me kredi të zbutur nga Qeveria për qytetarët në pronë private. "EKB po punon fort për këtë program dhe deri tani ka dërguar pranë Bankës Kombëtare Tregtare si banka e përzgjedhur nga Qeveria rreth 762 familje në të gjithë vendin. Duhet theksuar se numri më i madh i këtyre qytetarëve me këtë status ndodhen në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Korçë. Pretendojmë që aplikimet të vijnë duke u rritur dhe mendojmë që brenda këtij viti të dërgojmë pranë bankës më shumë se 1300 familje. Ky është edhe një detyrim i Qeverisë për kthimit e pronës, pronarëve të ligjshëm", tha Proko për gazetën. Ai vijoi më tej se, banesat mund të gjenden në treg nga vetë qytetarët dhe në bazë të vendimit të Qeverisë, plotësojnë kushtet për të përfituar kredinë me zero interes për një afat prej 30 vitesh. "Të gjithë këto familje përfitojnë kredi me 0% interes dhe me afat shlyerje 30 vjet. Banesat do të gjenden nga vetë qytetarët në treg. çmimi i vlerësimit të apartamenteve i referohet çmimit mesatar të tregut, miratuar me udhëzim të KM", shtoi Proko.
Kushtet
Fillimisht, familjet e pastreha duhet të sigurojnë një vërtetim negativ nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ku të vërtetojnë se nuk kanë asnjë apartament në pronësi të tyre. Duhet të paraqesin dokumentin e lëshuar nga Këshilli Bashkiak, ku kanë përfituar statusin e të pastrehëve, certifikatën familjare të datës 31 dhjetor 1992, si dhe adresën e banesës dhe të pronarit të banesës ku ata jetojnë momentalisht. Zyrat rajonale të Entit të Banesave shpallin listat e familjarëve që do të përfitojnë nga ky projekt. Ndërkohë do të rishqyrtohet dokumentacioni i paraqitur dhe në rast se vërtetohet se janë familje të pastreha, ato do të shtohen në këto lista. Më pas, pasi është vërtetuar lista e Këshillit Bashkiak dhe lista e Entit Kombëtar të Banesave dhe pasi të dorëzohet edhe marrëveshja me bankën përkatëse ku merret kredia, lista dorëzohet në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Ato përmbajnë emrin e kryefamiljarit dhe të gjithë familjarëve sipas certifikatës familjare të dhjetorit të vitit 1992, si dhe strukturën e apartamentit që përfiton nga marrja e kredisë. Njëkohësisht në bazë të këtyre listave, bankat japin kreditë përkatëse dhe kontratat më pas dërgohen tek Enti Kombëtar i Banesave. Bankat nuk mund të japin më shumë se 80 për qind të vlerës së apartamentit. Familjarët do të duhet të sigurojnë vetë 20 për qind të vlerës së apartamentit. Prioritet kryesor do të jenë familjet që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve. Janë disa mijëra familje që jetojnë në banesa të huaja, të cilat shteti i sheh si prioritare për t'i strehuar.
Projektet
Projekti për dhënien e kredive ndahet në dy nën projekte. Ky i pari ka kushte për kredi me 0 interes, ndërsa i dyti përcakton kushtet për kredinë me 3 për qind interes. Projekti i parë adreson familjet që kanë nevojë për strehim, përcaktuar sipas ligjit nr. 9232/2004. Lista e këtyre familjeve miratohet nga këshillat bashkiakë, sipas procedurave ligjore të përcaktuara në ligjin në fjalë dhe aktet e tij nënligjore. Këto familje përfitojnë një kredi nga banka e përzgjedhur, për të cilën ato përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë në masën e barabarte me (BTh +2.2%) - 3%, ku BT është norma e interesit të Bonove të Thesarit. Projekti i dytë adreson familjet qiramarrëse në ish-pronë private, lista e të cilëve i kalohet bankës nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave. Këto familje, për kredinë e marrë nuk paguajnë interes, por i gjithë interesi (BTh + 2.2%) mbulohet nga buxheti i shtetit).