Gënjeshtar edhe me pushime
OPINION nga ILIR BEQJA
Shtesa e fondit të pensioneve për vitin 2009 është 7,9 miliardë lekë. Shtesa e të ardhurave tatimore në total është 6,4 miliardë lekë. Të na tregojë se ku i gjeti 1,5 miliardë lekë. Nëse ka përdorur para nga privatizimet, përsëri ka përdorur pasurinë e shqiptarëve. Nëse ka marrë borxh në banka, përsëri ka përdorur depozitat e shqiptarëve
Media njoftoi se Kryeministri po bën disa ditë pushimesh në bregdetin e jugut të vendit. Që ditën e parë të pushimeve ai gënjeu për borxhin publik, për fondin e pensioneve, fondin e ndihmës ekonomike, rritjen e pagave. Për këto argumente...
...ka rreth 10 javë që gënjen. Të njëjtat gënjeshtra. Paçka se media, opozita, etj. kanë provuar me shifra zyrtare që Kryeministri gënjen. Vazhdon të gënjejë. Unë po përpiqem të shpjegoj, bazuar në të dhëna zyrtare, se Kryeministri gënjen.
Produkti i Brendshëm
Bruto - PBB
Meqë shumë nga gënjeshtrat lidhen direkt apo indirekt me PBB po ndihmoj kuptimin e shpjegimeve të mëposhtme, duke ofruar disa të dhëna për PBB. Shifrat bazohen deri në vitin 2008 në të dhënat e INSTAT, ndërsa 2009 e në vijim në parashikime të Ministrisë së Financave - MF.
Tabela e mësipërme jep një panoramë të plotë të rritjes ekonomike në dekadën e fundit. Nuk ka asnjë çudi në këtë rritje, madje as në kohën kur Kryeministër ka qenë Sali Berisha. Nuk është vendi në këtë shkrim të ndalemi në analizën e rritjes dhe si është përcjellë kjo rritje në jetën e shqiptarëve.
Por dua të tërheq vëmendjen në rritjen e PBB-së për 2007 e 2008. Në vjeshtë 2008 të gjithë ne u bombarduam nga deklaratat e Sali Berishës se vendi po njihte rritje ekonomike dyshifrore. Më tej nuk flitej më për rritje dyshifrore, por për nga më të lartat në botë. Gradualisht shifra e rritjes zbriti në 8,1 %. Gjatë rishikimit të buxhetit 2010, Ministria e Financave i referohej shifrës 7,8 %. Së fundmi, INSTAT, institucioni përgjegjës, deklaron se një vlerësim paraprak është se rritja është 7,7 %, ndërsa Banka e Shqipërisë në deklaratën monetare të tremujorit të dytë (faqe 27) thotë se rritja është 7,6 %, madje jep edhe kontributin e çdo sektori në shifrën 7,6. Si konkluzion nuk kemi rritje të gënjeshtërt dyshifrore, por kemi rritje 7,6 %. Kjo është një rritje shumë e mirë, por përsëri mbetet më e ulët se rritja e vitit 2001, që ka qenë 7,9 %.
Ndërkohë, INSTAT ka deklaruar shifrën përfundimtare të rritjes për vitin 2007. Rritja është 5,9 %, përsëri më e ulët se çfarë deklaroi MF gjatë rishikimit të buxhetit 2010 (6 %). Ndërsa BSH, në deklaratën monetare të sipërcituar deklaron se rritja për 2007 është 5,3 %. Pra, në një hark kohor 20-ditor, MF, INSTAT dhe BSH japin vlerësime të ndryshme për rritjen ekonomike të viteve 2007 e 2008, edhe pse kanë kaluar më shumë se 18 apo 30 muaj nga përfundimi i viteve. Kaq mjafton për t'i dhënë përgjigje edhe kujtdo që thotë se opozita gabon kur sulmon INSTAT dhe BSH. Për këdo që mund të thotë se ç'rëndësi ka një 0,1 % e PPB po i them se për vitin 2008 ky 0,1 % është më i madh se 10 milionë dollarë.
E njëjta gjë po ndodh edhe me vitin 2009. FMN thotë se rritja do të jetë 2,8 %, ndërsa qeveria vazhdon të përsërisë se rritja do të jetë 3,3 %. Në këtë rast 0,5 % e PBB së vitit 2009 është më shumë se 70 milionë dollarë.
E njëjta gjë po ndodh edhe me vitin 2010. FMN dhe BERZH kanë dhënë shifra më të ulëta se Qeveria. Prandaj ka një muaj që vetë Kryeministri po përpiqet të na hutojë mendjen me boom eksportesh, me boom prodhimi të fasonistëve, me boom vizitorësh në sezonin e verës, vit i mrekullueshëm bujqësor. Kërkon të vërë para faktit të kryer INSTAT që të nxjerrë shifrën që i leverdis Sali Berishës. Duke shtuar PBB, ulet përqindja e borxhit publik.
Para se të mbyll shpjegimet për PBB, disa të dhëna për dekadën e fundit.
Shihet qartë që në dy periudhat '09 - '05 dhe '05 - '01, kohë kur vendi është qeverisur nga krahët e ndryshëm politikë, ekonomia është rritur njësoj.
Borxhi publik
Prej disa javësh Kryeministri deklaron se borxhi publik i vendit ka qenë 72 % e PBB në vitin 2005 dhe në vitin 2009 ka rënë në 59 %.
Në tabelën e mëposhtme po jap shifrat e borxhit publik sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe lexuesi mund të kuptojë vetë se kush e është e VëRTETA dhe kush është GëNJESHTARI.
Që nga viti 1996 e në vijim (më parë nuk disponohen të dhëna) asnjëherë borxhi publik nuk ka qenë mbi 70 %, madje ndaj PBB borxhi ka arritur deri në 63 %. Pra, duket qartë se Kryeministri gënjen për borxhin publik. Dhe jo vetëm kaq, por në mandatin e tij të parë qeverisës borxhi është rritur me ritme më të shpejta se në periudhën '05 - '01.
Në vitin 2009 shtesa e borxhit është më shumë se 860 milionë dollarë, ndërkohë që vetë ekonomia u rrit me rreth 570 milionë dollarë. Pra, sadoqoftë rritja ekonomike në vitin 2009, ajo është e mbështetur vetëm në rritje borxhi dhe në asgjë tjetër. Edhe në vitin 2010 borxhi do të shtohet me 480 milionë dollarë të tjerë, duke arritur në total në rreth 7,3 miliardë dollarë.
Kryeministri deklaroi në Pilur se nuk ka marrë asnjë lekë borxh për pagat e pensionet. Po sjell dy shifra që kundërshtojnë Kryeministrin. E ai le të gjejë vetë gënjeshtrën e radhës, nëse do të përgjigjet. Shtesa e fondit të pensioneve për vitin 2009 është 7,9 miliardë lekë. Shtesa e të ardhurave tatimore në total është 6,4 miliardë lekë. Të na tregojë se ku i gjeti 1,5 miliardë lekë. Nëse ka përdorur para nga privatizimet, përsëri ka përdorur pasurinë e shqiptarëve. Nëse ka marrë borxh në banka, përsëri ka përdorur depozitat e shqiptarëve.
Fondi i pensioneve
Kryeministri vazhdon të gënjejë edhe pensionistët. Nuk ka gajle se ka moshën e tyre. Thotë që fondi i pensioneve këtë vit do të jetë 109 miliardë lekë. Në tabelat e buxhetit të rishikuar 2010, që tashmë janë publike për këdo, shihet qartë se ky fond këtë vit është 79,4 miliardë lekë. Prej kohësh, Kryeministri gënjen me dy digit, por asnjë herë tjetër nuk ka gënjyer me 300 milionë dollarë vetëm në një gënjeshtër. Dhe, si për ironi të fatit, gënjeshtrën më të madhe e bën me pensionistët.
Më poshtë janë të dhënat e fondit të pensioneve në dekadën e fundit dhe parashikimet deri në 2013:
Tabela tregon qartë se as në vitin 2013 fondi i pensioneve nuk është parashikuar të jetë 109 miliardë lekë. Pra, Kryeministri ka gënjyer për sot dhe për 3 vitet e ardhshme. Tabela tregon, po ashtu, se edhe deklarimet për dyfishime pensionesh në mandatin 2005 - 2009 nuk qëndrojnë. Rritja e fondit të pensioneve është 50 %, po aq sa ka qenë edhe në mandatin 2005 - 2001.
Nuk e kuptova pse i përzjeu Kryeministri pensionet me vitet '50-të. Apo për të na treguar anë të tjera të padijes që ka për punët e shtetit dhe të Qeverisë që ka marrë përsipër të kryejë. Pensionet aktuale rregullohen me ligje të viteve 1966, 1972 dhe 1993.
Fondi i Ndihmës Ekonomike
Edhe për Fondin e Ndihmës Ekonomike Kryeministri gënjeu. Ai deklaroi se Fondi i Ndihmës Ekonomike këtë vit është 33 miliardë lekë, ndërkohë që në tabelat e buxhetit të rishikuar 2010, që tashmë janë publike për këdo, shihet qartë se ky fond këtë vit është 16,5 miliardë lekë. Kjo është një gënjeshtër rekord, sepse në këtë rast gënjeshtra bëhet me 3 digit.
Më poshtë janë të dhënat e Fondit të Ndihmës Ekonomike në dekadën e fundit dhe parashikimet deri në 2013:
Tabela tregon qartë se as në vitin 2013 Fondi i Ndihmës Ekonomike nuk është parashikuar të jetë 33 miliardë lekë. Pra, Kryeministri ka gënjyer edhe për ndihmën ekonomike për sot dhe për 3 vitet e ardhshme. Tabela tregon se sa e zymtë është e ardhmja e afërt e familjeve të varfra shqiptare, nëse Sali Berisha do të jetë Kryeministër deri në 2013. Në 4 vjet Fondi i Ndihmës Ekomomike do të rritet me vetëm 18 %, rritja më e ulët që kur ky program ka filluar të zbatohet në Shqipëri.
Rritja e pagave
Kryeministri deklaroi se paga mesatare është 46 mijë lekë, ndërkohë që në vitin 2005 ka qenë 23 mijë lekë. Në këta rast Kryeministri nuk ka gënjyer, por ka mashtruar.
Kryeministri i bën krahasimet me pagën bruto. Por të gjithë ne në shtëpi çojmë pagën neto dhe me të ushqehemi, paguajmë shërbimet utilitare, taksat e drejtpërdrejta, arsimin e shëndetësinë dhe nëse na mbetet, kursejmë apo argëtohemi.
Në vitin 2005, nëse e kishe pagën 23 mijë lekë të mbaheshin taksa e kontribute të detyrueshme vetëm 3 mijë lekë, ose 13 % e pagës. Në vitin 2010, nëse e ke pagën 46 mijë lekë të mbahen 10 mijë lekë (3 herë më shumë se në vitin 2005), ose 21 % e pagës, duke e rritur ngarkesën tatimore me më shumë se 50 %. Pra, paga mesatare nuk është 46 mijë lekë, por 36 mijë lekë. Kryeministri i mashtron shqiptarët e punësuar me 10 mijë lekë. Pse nuk na shpjegon pse paguajnë punëtorët tri herë më shumë taksa, nëse ai deklaron se taksat janë ulur.
* * *
Lufta për të vërtetat ekonomike dhe jo vetëm, do të vazhdojë. është luftë modelesh, qasjesh dhe mesa duket edhe qytetërimesh. Ftoj këdo që e ndjen veten se mund të kontribuojë në këtë luftë të mos dorëzohet. E siguroj se është luftë që ia vlen. E garantoj se do ta fitojmë luftën. Sa më shumë të bëhemi, aq më shpejt vjen fitorja.