NGOMfest nis nesër

Nesër, 5 korrik, fillon Festivali i muzikës “NGOMfest” në qytetin e Prizrenit. Edhe këtë vit nuk mungojnë dhe grupe muzikore nga Shqipëria.
Festivali do të zhvillohet gjatë tri netëve dhe për organizmin e tij janë angazhuar rreth 80 vullnetarë. Do të ketë një program të inspiruar nga mjaft zhanre të ndryshme të muzikës elektronike, drum and bass, dubstep, progressive techno, trip hop, etj.
Në mesin e më se 30 grupeve muzikore që do të performojnë në Prizren është edhe grupi i njohur turk “Baba Zula” si dhe grupi “Troja”.
Ky është edicioni i tretë i festivalit “NGOMfest”, ndërsa për suksesin e arritur festivali është nderuar nga Komuna e Prizrenit me çmimin “Ngjarja më masovike e vitit 2011” dhe “Ngjarja e vitit” për vitin 2012.
Festivali do të hapet nesër në ora 19:00 në Hamamin e Prizrenit, me hapjen e ekspozitës së fotografisë “Prizren Retro”./Indeksonline/