Shpat Kasapi si "Cazanova"

Shpat Kasapi ka lansuar në youtube videon më të re të këngës “Cazanova”.
Këngëtari kishte paralajmëruar ardhjen e klipit më të ri “Cazanova”, dhe adhuruesit po e prisnin me padurim. Por, duket se ja ka vlejtur edhe pritja, pasi kënga u pëlqye dhe reagimet e komentet e para ishin pozitive.
Klipi dhe kënga janë verore, ku edhe Shpati paraqitet si gjithmonë një maço i vërtetë,me një fizik të mbajtur mirë.
Muzikën e këngës e ka bërë Alfred Syla ndërsa produksionin AS Recording./Indeksonline/