E Shtunë, 31 Tetor 2026

NJ MUZE PR KUJTESN HISTORIKE

GURI FILOZOFAL Pertej simbolikes se Piramides

E verteta historike per te nuk eshte ajo qe ndodhi eshte ajo qe gjykojme se ndodhi Borges Pierre Menard-i autori i Kishotit

Se fundmi debati me pro dhe contra shkaterrimit te Piramides- ngrehines madheshtore ne rrenim e siper ne bulevardin Deshmoret e Kombit qe u projektua si muzeu i diktatorit Hoxha e qe pas vitit lsquo90 sherbeu si nje qender multifunksionale nga e keqja pasi cdo aktivitet ne ate hapesire me se shumti kulturor qe nga ai televiziv e deri te kafenete u pershtaten zorshem -ka dale pertej fushelojes se politikes dhe ka perfshire ate mediatike dhe intelektuale. Duket se ne cdo argument debati analistet gazetaret intelektualet vertiten rrethperqarkaz fushelojes se politikes pasi here haptas dhe here fshehur here dashur dhe here padashur i referohen nje lloj simbolike me ngjyresa te thekshme politike Piramides-simbol te regjimit te diktatures te cilin disa e shohin si nje te kaluar e cila si cdo e tille ka pjesen e saj nostalgjike e qe duhet ruajtur per hir te faktit se nuk mund te mohohet kollaj nje e shkuar cilado qofte ajo perndryshe i bie te mohosh nje pjese te vetvetes te tjere te njejtin simbol perkundrazi e shohin si nje te kaluar domosdo por qe realisht mund te behet pengese per te ardhmen dhe zhvillimin per hir te nostalgjikeve dhe se ne fund te fundit duke iu bindur ligjeve te dialektikes duhet shkaterruar per te ndertuar aq me teper kur behet fjale qe ne truallin e pushtuar nga hija e diktatorit metohet te ngrihet Parlamenti i ri i vendit etj... Dhe ngjan se askush nuk shkon pertej kesaj simbolike per te dhene te tjera gjykime qe nga ana e tyre do te mund ti jepnin edhe nje tjeter kuptim debatit me pro dhe contra shkaterrimit te Piramides. Ne te vertete nese do ta tirrnim holle kete punen e simbolit dhe te simbolikes del se nuk mund te thuhet me siguri nese Piramida u kthye per masen e madhe te njerezve shoqerine pra apo jo ne simbol i dickaje per faktin se jetegjatesia e saj ne funksionin e paravendosur ishte fare e shkurter andaj zor se lidhet drejtpersedrejti qofte vizualisht dhe qofte ndergjegjesisht me diktatorin apo me perjetesimin e epokes komunisto-socialiste sidomos brezi i ri e njeh me teper si kafe Mumja apo selia e Top Channel-it sesa me qellimin e saj te tjetersuar qysh ne vitin 1990. E veshtire po ashtu eshte te zberthesh mekanizmin se si lind nje metafore popullore e jo me nje simbol ajo cka mund te thuhet me siguri eshte fakti se nje simbol do kohe qe te kristalizohet si i tille ne ndergjegjen e nje shoqerie te tere. Simboli eshte per nga forca shprehese i barasvlershem me arketipin arketipi misheron signifie-ne ndersa simboli eshte trop misheron signifiant-in i cili per vete permasat dhe te qenit shprehje kolektive e nje kulture apo shoqerie te caktuar kerkon jo pak kohe dhe nje galeri te pasur pervojash. E kufizojme pra te qenit e Piramides si nje simbol i caktuar te pakten vec per debatuesit e derimetanishem.

Le ti qasemi ndryshe argumentit duke bere se pari pyetjen se cperfaqeson ne te vertete Piramida si forme ne simboliken e saj per njerezimin dhe perse mund te na sherbeje kjo Piramida jone e projektuar dhe e ndertuar per nje qellim te percaktuar mire

Piramida eshte nje nga simbolet me te fuqishme dhe me nderlikuara nder simbolet qe njeh njerezimi. Njihet pothuaj ne te gjitha koherat dhe ne te gjitha kulturat. Ne kulturen egjiptiane perpara se gjithash Piramida sherbente si banesa e perjetesise per faraonin dhe nje mundesi qe emri i tij te mbetet ne histori ne jete te jeteve porse ajo kishte po ashtu edhe nje rol shume me te fisem shume me simbolik. Sipas teksteve te Piramidave forma e tyre kishte nje lidhje te drejtperdrejte me perendine diellore Re por edhe me vete diellin. Keto tekste thone se kur faraoacuteni vdiste dielli i ngurtesonte rrezet e tij ne menyre qe ato te sherbenin si nje shkallare per tu ngritur drejt qiellit. Nga kjo Piramida mund te konsiderohet edhe si nje paraqitje materiale e prekshme e kesaj shkalle mbi toke. Koheve moderne simbolika e Piramides eshte perdorur nga shoqeri te fshehta si ajo e Te Ndricuarve Illuminati apo Masonerise. Piramida me Syrin Qe Sheh Gjithcka Syri i Horus-it perendise se lashte egjiptiane ne maje e qe gjendet si nje simbol okult edhe ne dollarin amerikan eshte simboli i Novo Ordo Seclorum Rendit te Ri te Botes bazuar ne nje sistem internacionalist me nje monedhe te vetme dhe nje religjion universal ku cdo individ do te arrinte persosmerine.

Keshtu pra ndonese Piramida jone u ndertua ne emer te perjetesimit dhe perjetesise se diktatorit serish simbolika e saj e gjere dhe e shumeperdorur ne gjithesine njerezore duket se nuk na prish pune. Por per cfare mund te na sherbente Piramida jone e projektuar sic thame per muzeun e diktatorit dhe diktatures dhe per pasoje tejet e kufizuar per aktivitetet qe mund te gjallojne brenda saj Ndoshta vetem per te ndertuar nje muzeun tone Muzeun e Kujteses historike. Ne jemi nje vend dhe nje popull qe kemi probleme me historine tone dhe pa dyshim edhe me kujtesen historike. Eumlshte i mirenjohur fakti qe politika e perdor historine madje qe ne kohet me te lashta duke e shtremberuar dhe shkruar ate sipas interesave te saj e verteta historike eshte tregues i demokracise dhe kujtesa historike mund te konsiderohet si nje instrument per te forcuar demokracine si nje arme per te mbrojtur te drejtat e njeriut por edhe si nje element ideologjik per ndertimin dhe forcimin e shoqerise. Thuhet se ne pergjithesi kujtesa te ndihmon per tu bere njeri me i mire sepse kujtesa zhvillon imagjinaten dhe kritiken. Qe te besosh ne kete mjafton te jesh nje borgesian sepse Borges-i eshte ne te vertete autori i kujteses dhe nje nga njerezit qe ka ndihmuar me shume njeriun per te kuptuar shtypjen e tmerrshme qe mund te pjelle falsifikimi i se vertete.

Po cfare eshte Kujtesa historike si mund te percaktohet si koncept Shpesh thuhet se nje popull qe nuk e njeh historine e tij eshte i denuar ta perserise ate dhe ngjan sikur kjo e permbledh konceptin ne fjale porse gjykojme se ai eshte ne te vertete ca me i gjere Populli qe nuk e njeh historine e tij nuk e kupton te tashmen e vet dhe per pasoje nuk eshte zot i saj te tjere e zoterojne dhe e perdorin ne vend te tij. Ky zoterim i se tashmes shprehet ne ideologji dhe kulture ne ekonomi dhe politike. Te mos njohesh mire historine do te thote te mos kuptosh proceset historike qe kane sjelle pikerisht kete te tashme dhe ne kete demokraci te brishte qe jetojme pak e nga pak e dite perdite shoqeria ze e cpolitizohet ne kuptimin qe behet apatike ndaj zhvillimeve dhe proceseve demokratike dhe nuk merr pjese aktivisht ne to. Madje thuhet se niveli i ulet i demokracise vjen edhe si pasoje e harreses historike. Ne vende dhe ne kombe qe si ne kane probleme me te kaluaren dhe historine e tyre flitet sot shume per nje Rifitim te kujteses historike e cila ne fakt nuk do te qe gje tjeter vecse nje levizje shoqerore dhe kulturore lindur ne gjirin e shoqerise civile e cila do te behej percuese jo vetem e fakteve te rrepta qe ilustrojne epoken e diktatures ne drite te diellit por edhe e historise dhe perpjekjeve dhe luftes qe u be kunder kesaj diktature si edhe e protagonisteve te kesaj lufte -qellimi do te jete perpos te tjerash edhe venia ne vend e drejtesise dhe krijimi i nje shtrati te shendoshe per te luftuar per te drejtat e njeriut per lirine dhe drejtesine shoqerore. Porse duhet bere shume kujdes qe kur te flitet per venie ne vend te drejtesise kjo te kuptohet si nje zbulim i plote i se vertetes shperblim i shume demeve te shkaktuara mirenjohje morale por ne asnje menyre si akte revanshiste. Keshtu pra Piramida jone mund te kthehej ne Muzeun e Kujteses sone historike per kohen e diktatures i cili pervec deshmive te gjithe asaj epoke do te kishte brenda vetes edhe qendren e investigimit historik dhe shkencor qe nuk do te ishte e shkeputur nga e tera dhe te qendronte si nje element i vecuar porse ne lidhje dhe bashkepunim me te gjitha aspektet e muzeut. E drejta e individit por edhe e tere shoqerise per te njohur te verteten nuk mund te permbushet pa njohjen ne thellesi dhe gjeresi te fakteve e sidomos te shume dosjeve dhe dokumenteve qe ende rrine ne erresire historiane arkiviste studiues arkeologe antropologe sociologe etj. do te punonin ne qender per zbulimin e se vertetes. Me pastaj Muzeu i Kujteses historike mund te hapte dyert e tij per ekspozitat seminaret debatet librat botimet si mjete te perhapjes se te vertetes cka mund te kulmonte me dokumentare filma dhe vepra artistike.

Mbetet vetem te merret vesh nese e duam kete Muze te Kujteses historike nese duam ta kemi apo ta rifitojme kujtesen historike e per kete ndoshta do te qe e udhes te behej nje referendum popullor tia ndiejme serish shijen e harruar qe ne kohen e Kushtetutes dhe te mesohemi ta perdorim si instrument te demokracise. Dhe nese ky referendum popullor do ti thoshte jo Muzeut te Kujteses historike atehere sdo te mbetej vecse te shkaterrohej Piramida jone -sic thame me siper dhe prej gjykimit te specialisteve ajo nuk mund te pershtatet kollajshem per tjeter aktivitet- dhe ne vend te saj ne perputhje me projektet e specialisteve te fushes te nevojave tona apo te mundesive financiare mund te ndertohej nje Parlament nje qender multifunksionale nje pallat i shtypit apo dicka tjeter e dobishme per te tashmen dhe te ardhmen tone.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›