E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamtumire engjej Kujt tia falim shtatoren tuaj

Bashkia e Sukthit heq te gjitha shpenzimet per varrimin e kater femijeve

Tani prehen nen token e Tapizes nje fshati mes Krujes e Tiranes larg nenes qe u dha jeten e i rriti. Dje paradite Roberti Vilsoni Kasandra dhe Nertila u percollen per ne banesen e fundit mes dhembjes e loteve jo vetem te atyre qe moren pjese ne ceremonine mortore por edhe te cdo individi qe e mesoi historine e fundit te tyre te trishte. Prehen kunder deshires se nenes ne nje toke te huaj per ta. 30-vjecarja eshte shoqeruar nga policia ne varrimin e te bijve per te shmangur cdo perplasje me burrin dhe familjaret e tij qe e braktisen atehere kur femijet e saj kishin me shume se kurre nevoje. Policia me ka ndenjur prane. Me shoqeruan edhe ne varrim pasi ata kishin thene se nuk do te me lejonin. Vellai im i vetem me tha se duhet te isha dhe pse nuk doja qe ata ti varrosnin femijet e mi per te cilet nuk u kujdesen kurre pavaresisht se cfare mendonin per mua thote 30-vjecarja. Ne lokalin ne Sukth ku punonte pronaret i premtuan dhe se do tia hapnin per te pritur ngushellimet e rastit meqe shtepia ku ndodhi fatkeqesia nuk mund te perdorej per kete qellim. Edhe dy dite pas tragjedise qe i mori nga jeta djemte dhe vajzat Suzana Xheka nen lot thote se nje dite do ti marre ata prane vetes ne Sukth aty ku u rriten ku zune shoke dhe kaluan femijerine e veshtire. Nderkaq ceremonia mortore dreka e varrimit dhe te gjitha shpenzimet e tjera jane perballuar nga Bashkia e Sukthit. Lajmin e ben te ditur per gazeten Shqip8232kryetari i kesaj bashkie Yrjan Hasani i cili gjithashtu thote se asnjehere kjo familje nuk ishte paraqitur per te kerkuar ndihme prane institucionit qe ai drejton. Bashkia eshte vene ne levizje per te sistemuar gruan e re te mbetur pa shprese dhe qe pas varrimit eshte kthyer atje ku per here te fundit la ne jete krijesat e veta dhe ku i gjeti ne kthim pa jete te asfiksuar nga gazrat e cliruar nga djegia e televizorit prej qirinjve te lene ndezur per te shuar terrin. Kryebashkiaku i Sukthit qe dje ka marre pjese ne ceremonine e varrimit se bashku me prefektin e Qarkut Durres Genci Alizoti dhe deputetin Osman Metalla thote se nenes se femijeve do ti akordohet nga fondi i emergjencave 50 mije leke te reja ndersa inspektoret do te nisin kerkimin per nje shtepi me qira. Ndonese nena e saj Hajria do ta merrte te jetonte per ca kohe ne shtepine e saj pushteti vendor eshte vene ne levizje per ti dhene Zanes mundesine te jetoje ne nje shtepi me te mire se ajo qe ketej e tutje do te njihet si shtepia e turpit social shtepia qe mori kater jete ne lulezim duke u kthyer ne nje deshmi te jetes reale varferise dhe kushteve te mjerueshme ne te cilat jetojne shume e shume femije te familjeve shqiptare kryesisht ne periferite e qyteteve te medha dhe ne fshatra. Ndonese kishte disa vite qe familja e Besim dhe Suzana Xhekes ishte vendosur ne Sukth te Durresit pasaportizimin ato e kishin bere ne Sukth vetem ne maj te vitit 2009. Marrja e nje perkrahjeje sociale per keto familje kthehet ne nje odise te vertete se ciles me se shumti i shmangen duke pranuar ne heshtje te luftojne dhe ia dalin mbane vete aq sa munden. Pa ate ndihme te vogel financiare qe shteti jep per familjet e varfra. Po edhe sikur Besimi a Zana te kishin kerkuar te merrnin perkrahje nuk do te kishin mundur. Ata nuk plotesonin kriteret.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›