Kuzhe le jashte Kapllanin e Beqirin
Trajneri i Kombetares Josip Kuzhe ka publikuar listen me futbollistet e grumbulluar per miqesoren e 17 nentorit kunder Maqedonise. Pas portierit Isli Hidi drejtuesi i stolit kuqezi ka vendosur te leje jashte skuadres edhe sulmuesin Edmond Kapllani dhe mbrojtesin Elvin Beqiri. I pari ka mbajtur gjithmone statusin e alternatives ne repartin ofensiv pas Bogdanit dhe Salihit ndersa per mbrojtesin behet fjale per nje tjeter menjanim pas rikthimit ne skuader per ndeshjet kualifikuese me Bosnjen dhe Bjellorusine. Nderkohe eshte konfirmuar edhe mungesa e Erjon Bogdanit lojtari i Cezenes ka preferuar te mos jete prezent ne ndeshjen e fundit te Shqiperise per vitin 2010 duke konfirmuar se ndihet mjaft i lodhur nga ngarkesa e ketyre muajve. Ne takimin qe do te luhet te merkuren ne stadiumin Skenderbeu te Korces mungojne gjithashtu edhe portieri Arjan Beqaj dhe mbrojtesi Debatik Curri te cilet jane te demtuar.
Ne kete miqesore spikatin afrimet e portierit te Skenderbeut Orges Shehi dhe mesfushorit te Kievos ne Serine A Ledian Memushaj. Gardiani durrsak i cili eshte nje prej me te mireve ne Kategorine Superiore ne rolin e tij ka shansin te debutoje ne perfaqesuese ne moshen 33-vjecare. Nderkohe Memushaj i cili eshte vetem 23 vjec cilesohet si nje alternative mjaft e mire per te rritur cilesine ne mesin e fushes ku skuadra ka pasur mjaft probleme me mungesat dhe formen e lojtareve. Bie ne sy edhe rikthimi ne perfaqesuese i Altin Lales. Kapiteni eshte i gatshem qe te luaje me perfaqesuesen pas tete muajsh mungese ndersa ai duket plotesisht i rikuperuar pas demtimit. Mesfushori i Hanoverit ishte grumbulluar edhe per dy ndeshjet e fundit eliminatore kunder Bosnje-Hercegovines dhe Bjellorusise me shpresen se do te ishte ne gjendje te luante ne takimin e dyte ne Minsk por u detyrua te dorezohej pasi ende nuk ishte ne gjendje te jepte kontributin e tij. Ne radhet e kuqezinjve kthehet edhe sulmuesi i Vorskla Poltaves Ahmed Januzi. Ish-lojtari i Kombetares U-21 ka qene rregullisht i grumbulluar nga trajneri Josip Kuzhe ne miqesoret perpara startit te kualifikueseve te Euro 2012 por edhe ne dy ndeshjet e para te Grupit D me Rumanine dhe Luksemburgun megjithate atij nuk iu dha asnjehere mundesia per te debutuar ne perfaqesuesen A. Duke qene se se bashku me Salihin Januzi eshte sulmuesi i vetem i paster kunder Maqedonise kjo ndeshje pritet te jete shansi me i mire per 22-vjecarin. Pjesa tjeter e boshtit te Kombetares Cana Skela Dallku Duro Vangjeli e Agolli jane ne dispozicion te trajnerit. Kuqezinjte i nisin pergatitjet te dielen ndersa skuadra do te grumbullohet ne Pogradec.