E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NJI JORK – Guterres paralajmëron për rrezikun e spastrimit etnik të Gazës pas propozimit të Trump

NJU JORK, 5 shkurt /ATSH-AFP/- Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të paralajmërojë sot për rrezikun e “spastrimit etnik” në Gazë – lidhur me sugjerimin e Trump se palestinezët mund të largohen nga territori bregdetar, tha zëdhënësi i tij.

Gjatë një konference për shtyp dje në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Trump propozoi “pronësinë afatgjatë” të Gazës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklaratat e jashtëzakonshme erdhën pasi ai ka kërkuar vazhdimisht ditët e fundit që banorët e territorit të shpërngulen në Jordani apo Egjipt.

“Sekretari i përgjithshëm, Guterres do të thotë se në kërkimin e zgjidhjeve, ne nuk duhet ta përkeqësojmë problemin,” u tha gazetarëve zëdhënësi Stephane Dujarric në një vrojtim të fjalimit të Guterres.

“Në kërkim te zgjidhjeve, ne nuk duhet të përkeqësojmë problemin”, u tha gazetarëve zëdhënësi Stephane Dujarric në një deklaratë përpara fjalimit të Guterres.

“Është jetike që ne t’i qëndrojmë besnik themelit të së drejtës ndërkombëtare. Është thelbësore të shmanget çdo formë spastrimi etnik. Dhe, sigurisht, Guterres do të rikonfirmojë zgjidhjen me dy shtete”, tha ai.

“Çdo zhvendosje e detyruar e njerëzve është e barabartë me spastrim etnik,” shtoi ai.

Edhe pse pjesë të mëdha të veriut të territorit janë rrënuar, qindra mijëra banorë të Gazës janë kthyer që nga fundi i janarit – pas një armëpushimi që ka ndalur më shumë se 15 muaj luftë midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas.

Veriu i Gazës, i cili përfshin qytetin e Gazës, është goditur më rëndë nga luftimet dhe veçanërisht që kur Izraeli filloi një ofensivë të madhe në zonë në tetor.

Trump hodhi dje idenë se një Gazë e rindërtuar do të bëhej “Riviera e Lindjes së Mesme”. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›