E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NJU JORK – Arrestohet vrasësi i Brian Thompson, CEO i ”UnitedHealthcare”

NJU JORK, 10 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasjen, javën e kaluar, ndaj CEO të ”UnitedHealthcare”, Brian Thompson, në qytetin e Nju Jorkut.

Luigi Mangione u mor në paraburgim në një McDonald’s në qytetin e Altoona, Pensilvani, pasi një klient e njohu atë.

”Një i diplomuar në Ivy League nga një familje e njohur në Maryland, ai u gjet në posedim të një arme dhe një dokumenti të shkruar me dorë që shprehte qëllimin e tij të keq ndaj korporatës amerikane”, sipas policisë.

Thompson, 50 vjeç, u qëllua për vdekje në shpinë të mërkurën në mëngjes jashtë hotelit ”Hilton” në Midtown Manhattan, ku ”UnitedHealthcare”, gjiganti i sigurimeve mjekësore që ai drejtonte, po mbante një takim me investitorët.

Mangione u paraqit në një gjykatë të Pensilvanisë i akuzuar për posedim të një arme zjarri pa licencë dhe akuza të tjera.

Ai u shfaq i qetë gjatë seancës, duke parë herë pas here të pranishmit, përfshirë mediat.

Vetëm disa orë më vonë, detektivët e Nju Jorkut e akuzuan atë për vrasje dhe katër akuza të tjera, duke përfshirë akuzat për posedim të armëve të zjarrit./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›