NJU JORK – Këshilli i Sigurimit i OKB-së takim urgjent për Ukrainën

NJU JORK, 9 korrik /ATSH-AFP/ – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent për Ukrainën pas sulmit vdekjeprurës rus në një spital për fëmijë në Kiev, njoftoi një zëdhënës.
”Ky takim, i planifikuar i përgjigjet kërkesës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky”, deklaroi zëdhënësi i OKB-së Farhan Aziz.
Të hënën, Rusia lëshoi rreth 40 raketa në disa qytete në Ukrainë, duke shkaktuar 38 vdekje në vend dhe rreth 190 të plagosur, sipas raportit të dhënë nga Volodymyr Zelenskyj.
Ukraina bëri thirrje të hënën për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas “sulmeve ruse ndaj ndërtesave civile”.
Sipas përfaqësueses së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë, Danielle Bell, ka “shumë të mundshme që spitali i fëmijëve në Kiev të jetë goditur nga drejtpërdrejtë nga një raketë ruse’’.
Danielle Bell e quajti sulmin “një nga sulmet më serioze që kemi parë që kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë” të Ukrainës në shkurt 2022’’./ /os/