FRANCË – Përpjekjet për të formuar qeverinë e re zvarriten pas zgjedhjeve të parakohshme

PARIS, 9 korrik /ATSH-DPA/- Thirrjet për një koalicion të mundshëm qeveritar në Francë vazhdon pas zgjedhjeve parlamentare që i dhanë një goditje të rëndë kampit qendror të presidentit Emmanuel Macron duke mos arritur te siguroje një shumicë parlamentare.
Aleanca fitimtare e krahut të majtë të “Frontit të Ri Popullor”, e cila nuk arriti të ketë një shumicë të plotë, po mendon se kush nga radhët e saj mund të bëhet kryeministër nëse formohet një qeveri e re.
Aleanca e socialistëve, komunistëve dhe të gjelbërve shkoi në zgjedhje pa një kandidat kryesor, dhe tani po grinden se kush duhet të paraqitet si një lider potencial.
Ndërkohë, aleanca qendrore – e renditur e dyta – e Ansamblit (Së bashku) e Macron ka konsideruar mundësinë e një koalicioni të madh që do të përjashtonte partitë e majta ekstreme dhe “Tubimin Kombëtar” (RN) nacionalist të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen.
Në një intervistë për “France Inter”, Yaël Braun-Pivet, kryetari aktual i parlamentit nga aleanca centriste e Macron, bëri thirrje për një koalicion të madh që mund të përfshijë republikanët konservatorë, socialdemokratët e qendrës së majtë, socialistët dhe të gjelbërit – së bashku me partinë qendrore të Rilindjes së Macron.
RN dhe aleatët e saj të djathtë çuditërisht, u renditën në vendin e tretë në zgjedhjet përfundimtare të së dielës, pavarësisht një paraqitjeje të fortë në raundin e parë të votimit.
Kryeministri aktual francez Gabriel Attal, një aleat i Macron, ka mbetur në detyrë si kreu i qeverisë së përkohshme ndërsa partitë kërkojnë të formojnë një koalicion të ri.
Attal ofroi dorëheqjen e tij pas humbjes së kampit të qendrës, por Macron i kërkoi të qëndronte në vend – pjesërisht pasi periudha e tranzicionit mund të zgjasë shumë më gjatë se normalja dhe përtej pushimit veror, duke pasur parasysh vështirësinë e krijimit të një koalicioni.
Beteja se kush do të udhëheqë “Frontin e Ri Popullor” mund të jetë e vështirë, pasi partia më e madhe e vetme në grup – partia e ekstremit të majtë “France Unbowed” – udhëhiqet nga polarizuesi Jean-Luc Mélenchon.
Lideri socialist Olivier Faure është sugjeruar si një lider i përshtatshëm nga anëtarët e partisë së tij.//a.i/