NJU JORK – OKB i bën thirrje SHBA-së të udhëheqë çështjet mjedisore ndërsa Trump tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën

NJU JORK, 20 janar /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të vazhdojnë të marrin një rol vendimtar në çështjet mjedisore, tha Florencia Soto Nino, një zëdhënëse e OKB-së pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se SHBA-ja do të tërhiqej nga Marrëveshja e Parisit për Klimën e vitit 2015.
“Përpjekjet kolektive sipas marrëveshjes së Parisit kanë bërë një ndryshim, por ne duhet të shkojmë përpara dhe më shpejt së bashku”, tha Florencia Soto Nino në Nju Jork.
“10 vitet e fundit kanë qenë vitet më të nxehta në histori. Ne nuk duhet të shkojmë më larg se Los Anxhelesi për të parë që kjo fatkeqësi njerëzore, ekologjike dhe ekonomike të zhvillohet”, tha ajo.
“Është thelbësore që SHBA-ja të mbetet lidere në çështjet mjedisore”, shtoi ajo.
Shtëpia e Bardhë njoftoi më herët tërheqjen nga marrëveshja si një nga prioritetet e presidentit Donald Trump.
Njoftimi duhet të dorëzohet zyrtarisht në OKB dhe të hyjë në fuqi pas një viti.
Trump njoftoi se SHBA-ja do të tërhiqej nga marrëveshja në vitin 2017 gjatë mandatit të tij të parë në detyrë. Pasardhësi i tij, Joe Biden u ribashkua. //a.i/