E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

ROMË – Meloni: Italia do të punojë për të forcuar dialogun mes BE-së dhe SHBA-së

ROMË, 20 janar /ATSH-DPA/- Italia do të punojë për të forcuar dialogun midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha sot kryeministrja Giorgia Meloni duke uruar presidentin Donald Trump për kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Italia do të punojë gjithmonë për të forcuar dialogun midis SHBA-së dhe Evropës, i cili është një shtyllë kryesore për stabilitetin dhe rritjen e komuniteteve tona”, postoi Meloni në X – e cila ishte e pranishme në ceremoninë e betimit të Trump.

Ajo shprehu besimin se miqësia mes Italisë dhe SHBA-së do të forconte partneritetin e tyre strategjik.

Meloni tha se dëshironte të trajtonte sfidat globale dhe të ndërtonte një të ardhme në prosperitet dhe siguri për kombet e tyre, së bashku me Trump.

Kryeministrja italiane shihet si liderja e BE-së mes lidhjes së ngushtë me republikanët e Trump.

Donald Trump është betuar sot si president i SHBA-së në ndërtesën e Kapitolit, në Uashington.

Trump bëri betimin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë familja e tij, ish-presidentë amerikanë dhe personalitete nga SHBA-ja dhe jashtë saj.

“Epoka e Artë e Amerikës fillon pikërisht tani”, tha ai në fjalimin e tij inaugurues. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›