NJU JORK – OKB mbështet planin e Biden për armëpushim në Rripin e Gazës

NJU JORK, 10 qershor /ATSH-DPA/- Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka mbështetur sot planin e paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden për një armëpushim në Gazë pas miratimit të një rezolute përkatëse në Nju Jork.
Katërmbëdhjetë shtete anëtare votuan në favor të draftit, ndërsa Rusia, një nga fuqitë e vetos, abstenoi.
Më herët, Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi në favor të rezolutës të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mbështet planin për një armëpushim në Rripin e Gazës.
Rezoluta parashikon përfundimin e luftimeve në Gazë përmes tre fazave.
Sipas SHBA-së, vetëm lëvizja islamike palestineze Hamas nuk është pajtuar ende me planin. Megjithatë, nuk ka pasur një miratim të qartë dhe publik të planit as nga qeveria e Izraelit.
Këshilli i Sigurimit është organi më i fuqishëm në Kombet e Bashkuara. //a.i/