NYT: Gjyq ushtarak per vrasesit ne bazen "Fort Hood"
Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan ka kërkuar që procesi ndaj presonit përgjegjës për masakrën që shkaktoi 13 të vdekur në bazën e Fort Hood, në Teksas, shtet në jug të SHBA-së, të vazhdojë në një gjykatë ushtarak ku ai mund të dënohet me vdekje, njoftoi sot "New York Times'.
Kjo kërkesë e kolonelit Morgan Lamb, komandanti i brigadës në Fort Hood, u transmetua komandantit të përgjithshëm të bazës, Robert Koni, i cili është të vendosë nëse Nidal Hasan Malik do të gjykohet nga gjyqi ushtarak ose nga një bazë juridiksioni civil, sipas të përditshmes.
Ndërkohë një avokat, cituar nga gazeta, ka thënë se klienti i tij nuk mund të marrë një gjykim të drejtë para një gjyqi ushtarak, në bazë të të dhënave.
Nidal Hasan Malik ishte ngarkuar me 13 akuza për vrasje me paramendim dhe 32 të tjera për tentativë vrasjeje me paramendim