E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni do te paraqitet ne gjyq vetem te henave

Nje jurist per ceshtjen e kryeministrit italian Silvio Berluskoni thote se kryeministri italian do te paraqitet ne gjykate ne gjyqin ndaj tij per disa seanca por se ai ka kohe vetem te henave. Avokati Nikolo Gedini u tha sot gazetareve se zoti Berluskoni kerkon qe ti jepet mundesia te vetembrohet.

Zoti Gedini tha se ekipi i avokateve mbrojtes te kryeministrit i ka kerkuar zyrtareve te drejtesise ne Milano te caktojne diten e hene per paraqitjen e tij ne gjyq. Juristi tha se kjo eshte dicka e pranueshme per nje kryeminister.

Kryeministri italian Berluskoni ndeshet me akuzat per korrupsion mashtrime dhe te tjera perfshire ate se ka paguar per te patur marredhenie seksuale me nje minorene kercimtare ne nje klub nate dhe se eshte perpjekur ta mbuloje kete fakt. Gjyqi per kete aktpadi pritet te filloje ne muajin prill.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›