E Diel, 1 Nëntor 2026

Rifat Jashari: Lërini anash inatet personale

Vëllai i ikonës së luftës së UÇK, Rifat Jashari, ka kërkuar nga liderët politik dhe institucionet joqeveritare, që t`i lënë mënjanë “inatet personale” dhe të punojnë “për ta vënë Kosovën në binarët e duhur”.
 

Këto komente, Jashari i ka bërë gjatë pritjes që u ka bërë delegacioneve të partive politike dhe të parit të Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, në kullën e tij në Prekaz, të shtunën.
 

Ndërkaq, rektori Rugova tha se kishte ardhur në Prekaz për t`i shprehur respektin e përjetshëm familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve.

“Jasharët, nga një, u bëfshin 1 milion”, ka theksuar ai, duke ia dorëzuar më pas Rifatit bustin e Adem Jasharit, të punuar në bronz nga një student i Akademisë së Arteve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›