NYT: Obama zgjeron sulmet kibernetike ndaj Iranit

The New York Times raportoi të premten se operacioni, i koduar me emrin “Lojërat Olimpike” kishte filluar nën kryesimin e presidentin George W. Bush.
Operacioni, që synon parandalimin e Teheranit nga zhvillimi i armëve bërthamore, ka shkaktuar konfuzion të gjerë në centralin bërthamor të Narantzit në Iran.
Gazeta tha se zyrtarët e lartë të administratës e kanë shqyrtuar pezullimin, pasi që virusi Stuxnet – i zhvilluar së bashku me Izraelin – u 'arratis' nga kompjuterët në Natanz dhe u shfaq në sistemet kompjuterike në disa vende.
Obama përfundimisht urdhëroi vazhdimin e sulmit dhe një javë më vonë, version i ri i Stuxnet përkohësisht rrëzoi një mijë nga pesë mijë centrifugat bërthamore të Iranit.
Artikulli vjen disa ditë pasi ekspertët e kanë zbuluar virusin e njohur si “Flame”, që thuhet se është disa herë më i sofistikuar se Stuxnet.