E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama në Minnesota, përqëndrohet tek punësimi i veteranëve

Barack Obama është i bindur se kriza në Eurozonë ndikon edhe në ekonominë amerikane. Duke komentuar nivelin e papunësisë në Minnesota, ai tha se ka shumë për të bërë ndërsa shtoi se nuk mund të kenë kontroll mbi ato që ndodhin në pjesë të ndryshme të botës, si problemet në Lindjen e Mesme si dhe ato që po ndodhin në Europë. Obama tha se ekonomia amerikane gjithsesi po vijon rritjen ndonëse sërish ka të papunë, por ka ende punë për të bërë”, u shpreh Obama.

Presidenti i SHBA tha se Kongresi duhet të veprojë dhe duhet të marrë masa për të forcuar ekonominë dhe për të krijuar vende të reja pune. Presidenti Barak Obama shkoi në shtetin mesperëndimor të Minesotës për të shtuar presionin e publikut ndaj Kongresit që të miratojë ligje për krijimin e vendeve të reja të punës për veteranët e ushtrisë amerikane. Obama i ka kushtuar shumë vemendje Minesotës, duke bërë disa vizita në këtë shtet, i cili ishte vitin e kaluar pjesë e turneut të tij me autobuz për të promovuar prolitikat e tij ekonomike.

Ai ka mbështetje të fortë në Minesota, ku edhe fitoi në vitin 2008. Sondazhet e opinionit e vendosin atë aktualisht përpara Mit Romnit, i cili fitoi mjaft delegatë për të marrë emërimin e Partisë Republikane si kandidat për president në zgjedhjet e nëntorit. Obama ka propozuar krijimin e Korpusit të Punëve për Veteranët, për t`i ndihmuar ata pas kthimit nga shërbimi ushtarak jashtë vendit, duke thënë se Shtetet e Bashkuara duhet t`i kthejnë fjalët e mirënjohjes për pjesëtarët e forcave të armatosura në veprime.
Presidenti Obama përmendi dy herë gjendjen shqetësuese fiskale në Europë dhe tha se veprimet e Kongresit për propozimet e tij do të ndihmonin për t`i mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga një tronditje e re ekonomike.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›