President gjerman shkakton polemika të reja për fenë islame

Nuk e largon dot përshtypjen se "tani çdo president i ri gjerman duhet të japë një deklaratë specifike për fenë islame, gati sikur kjo të ishte një traditë e re në krishterimin perëndimor", citohet kryetari i Këshillit Qendror të Muslimanëve (ZMD), Aiman Mazyek, në faqen e internetit së organizatës së tij ombrellë.
"Reagimet ndaj intervistës së Presidentit në gazetën javore "Die Zeit" janë më shumë ironike, e më pak agresive.
Presidenti, që është në detyrë prej më shumë se dy muajsh, kishte deklaruar se nuk e përvetëson fjalinë e pararendësit të tij, Christian Wulff, se krahas krishterimit dhe judaizmit edhe feja islame i përket Gjermanisë: "Unë thjesht do të kisha thënë, se myslimanët, të cilët jetojnë këtu, janë pjesë e Gjermanisë."
Paraardhësi i tij Wulff pati shkaktuar në tetor 2010 një diskutim të thellë më deklaratën e tij për fenë islame. Sipas sondazheve mendimi i Wulff-it hasi në refuzimin e qytetarëve në shumicën e rasteve.