Na duhet tavolina e dialogut
Spartak Braho
Reforma Zgjedhore duhet të jetë së pari një proces gjithëpërfshirës. Këtu kam parasysh që në realizimin e Reformës Zgjedhore të përfshihen të gjithë faktorët politikë më të rëndësishëm, parlamentarë e joparlamentarë, si dhe organizma serioze të shoqërisë civile. Praktika e komisioneve bipartizane parlamentare që kanë funksionuar deri tani ka qenë jorezultative, madje negative, në kuptimin e respektimit të parametrave principiale të funksionimit të demokracisë parlamentare, pasi ka ngushtuar problematikën, ka zbehur transparencën dhe është keqpërdorur në interes të të dyja forcave kryesore politike, me synimin e zvogëlimit në maksimum të spektrit politik shqiptar dhe të partive të tjera të ashtuquajtura të vogla.
Kjo praktikë tashmë e anatëmuar edhe nga institucionet ndërkombëtare, e jo vetëm nga opinioni politik i vendit, u mbështet me vendime të gabuara e përjashtuese të iniciuara e të përdorura në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë, gjë nga e cila duhet të hiqet dorë.
Së dyti, Reforma Zgjedhore krahas karakterit gjithëpërfshirës në qendër të vëmendjes në kryefjalë të saj duhet të ketë vërejtjet e sugjerimet për ndryshime të bëra nga monitoruesit ndërkombëtar të zgjedhjeve, kryesisht të OSBE – ODIHR, si dhe të organizatave të tjera, vërejtje të cilat duhet të diskutohen me vullnetin për t’u pranuar në ndryshimet e Kodit Zgjedhor me konsensus të gjerë.
Së treti, krahas pranimit dhe përfshirjes në dialog të gjerë të forcave politike më të rëndësishme, është e nevojshme dhe e domosdoshme prononcimi dhe pranimi në parim, për të qenë të hapur në diskutimin ë të gjitha opsioneve që kanë ato lidhur me ndryshimet e kuadrit ligjor, qoftë kushtetues apo i ligjit zgjedhor etj.
Kjo do të thotë që të gjithë aktorët politikë dhe jopolitikë, pjesëmarrës në reformë, të jenë në kushte pariteti dhe jo të kushtëzuar, apo të kufizuar në paraqitjen e propozimeve, siç u pa dhe u veprua në procedurat e aplikuara gjatë hartimit të Kodit Zgjedhor aktual.
Së katërti, duhet riparë me vëmendje e duhet diskutuar pa paragjykime opsioni i ndryshimit të sistemit zgjedhor të aplikuar në zgjedhjet e fundit politike (Proporcional Rajonal, si dhe formula e ndarjes së mandateve- De Hont dhe SanGEL).
Ne na duhet një sistem zgjedhor që shmang në maksimum mosllogaritjen e saktë të votës, humbjen e saj, fiktivitetin dhe deformimin e vullnetit të zgjedhësve.
Aplikimi i sistemit proporcional kombëtar apo rajonal i korrektuar është në gjykimin tonë një opsion që duhet diskutuar me përparësi në kuadrin e reformës dhe ndryshimeve të pritshme. Edhe dispozitat dhe formulimet e dyshimta, artificialisht të sforcuara të mënyrës së ndarjes së mandateve në kodin aktual duhet të bëhen objekt diskutimi e korrigjimi, pasi për mendimin tonë ato u përdorën si shpikje që patën vetëm karakter diskriminues ndaj partive të vogla politike.
Së pesti, nisur nga defektet e zgjedhjeve të kaluara për procesin e administrimit të zgjedhjeve është e nevojshme të diskutohen në tavolinë momente që duhet të reflektojnë korrigjimin e procedurave që lidhen me hartimin e listave zgjedhore, me përcaktimin e zbatimin e rregullave strikte, për mënyrën e votimit, me ndryshimin e sistemit të tanishëm të numërimit të votave, si edhe me përsosjen e standardeve gjithëpërfshirëse të përbërjes së komisioneve zgjedhore, me riformatimin e tyre qoftë në nivel politik apo teknik.
Së gjashti, duhet riparë me kujdes të veçantë përbërja, funksionet, detyrimet dhe të drejtat e KQZ-së, veçanërisht procedurat vendimmarrëse të saj, që ashtu siç janë deri tani, lënë vend për interpretime apo keqinterpretime në zbatimin e Kodit Zgjedhor.
Një çështje kruciale mjaft e debatuar dhe që duhet të gjejë zgjidhje është pjesëmarrja në votime e emigrantëve shqiptarë që banojnë jashtë shtetit. Pjesëmarrja në votime e këtij kontigjenti apo shtrese, deri tani është neglizhuar por që nuk duhet të anashkalohet dhe që i obligon strukturat shtetërore të bëhen me të ndjeshme për ta zgjidhur këtë çështje.
Së shtati, Reforma Zgjedhore duhet të bëjë për objekt diskutimi edhe çështje që lidhen me pragun elektoral, me mënyrën e paraqitjes së listës së regjistrimit të kandidatëve nga partitë politike me burimet e financimit, me marrëdhëniet me median, si dhe me përsosjen e procedurave ankimore dhe të gjykimeve nga Kolegji Zgjedhor. Në këtë vijimësi duhet riparë edhe forcimi drejt efikacitetit dhe zbatueshmërisë i masave penalizuese që lidhen me rastet e shkelësve të ligjit zgjedhor etj.
Së teti, LSI edhe një herë shtron nevojën e Reformës Zgjedhore që duhet t’i paraprijë edhe ndarja e re territorialo - administrative ne zgjedhjet e ardhshme lokale. LSI gjykon se duhet të shkohet me një formatim të ri të kësaj ndarjeje territoriale.
Ndarja aktuale, veçanërisht ajo në nivel komunal, është mjaft defektoze, jashtë kritereve, kushteve dhe standardeve.
Nevoja e formatimit të ri territorialo-administrativ të vendit mbetet imediate dhe është e pakuptimtë zvarritja e mëtejshme e tij. Natyrisht kjo kërkon që krahas vullnetit politik të forcave politike qeverisëse, seriozitetin e angazhimin e strukturave ekzekutive dhe mbështetjen e forcave politike të opozitës.
Së fundi, ne na duhet të vëmë në dukje se procesi i Reformës Zgjedhore është një proces akumulimi, studimi dhe përpunimi i vështirë, për shkak jo vetëm të natyrës së koncepteve ligjore që ndërthuren, por edhe interesave të ndryshme që përplasin forcat politike midis tyre. Kjo situatë e ky realitet duhet të kapërcehet, në radhë të parë me vullnet politik të sinqertë, larg retorikës e synimeve që sjellin ngërç politik e institucional. Ndërkohë, reforma kërkon kohë fizike, angazhim të ekspertëve vendës e të huaj. Për shkak të afrimit të zgjedhjeve lokale të radhës, kjo kohë fizike, por edhe afatet ligjore sa vijnë e kufizohen. Në këto rrethana strukturat e interesuara politike parlamentare e qeverisëse duhet të përcaktojnë kalendarin e punës e të veprimeve, afatet, fillimin ë mbarimin e kësaj reforme, ashtu siç kanë këmbëngulur e rekomanduar edhe partnerët ndërkombëtare. Përvoja e deritanishme në këtë aspekt është mjaft negative, ndaj LSI gjykon se kryefjala e veprimtarisë ndaj angazhimit politik imediat i dy forcave politike kryesore, si dhe atyre të tjera të interesuara për reformën zgjedhore, është ulja sa më parë në Tavolinën e Dialogut.