E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillimi i tregtisë me pakicë, Shqipëria e 12-ta



Vend i vogël, mundësi të mëdha. Kështu e ka nisur studimin e saj kompania amerikane e konsulencave A.T. Kearney, e cila për të nëntin vit publikoi Indeksin Global të Zhvillimit të Tregtisë me pakicë, ku Shqipëria përfshihet për herë të parë. "Recensioni global ka ndryshuar panoramën dhe ka lënë pas tregje të vegjël, por të veçuar në një pozicion relativisht më të mirë. Të rinjtë që futen në renditje këtë vit janë tregje të vegjël si Shqipëria, Maqedonia, Republika Domenikane dhe Bosnjë Hercegovina", thuhet në raport. Sipas këtij publikimi, Shqipëria është një treg i vogël, por me një perspektivë në vijim pozitive. "Shqipëria performon në Indeksin Global të Zhvillimit të Tregtisë me pakicë në vendin e 12-të, ku rezultatin më të mirë e shënon në aspektin që tregu ka ende shumë hapësira për t'u rritur, pasi nuk është 'i ngopur'", vazhdon raporti. Në vlerësimin e Indeksit merret parasysh fakti se sa tërheqës është tregu i këtij vendi për investime, çfarë risku paraqet ky vend ku vlerësohet situata politike dhe ekonomike, hapësirat e mundshme në treg dhe presioni i kohës. "Shqipëria mbetet ende një vend i varfër me një GDP për frymë në nivelin 3370 dollarë. Deri në 2014-ën GDP-ja pritet që të rritet me 30 për qind, çka e kthen atë në një vend që duhet pasur në vëmendje në periudhën afatgjatë. Tregu i fragmentarizuar i ushqimeve operon në dyqane të pavarur, të vegjël dhe tregje të hapura të produkteve të prodhuara vetë", thuhet në raport.

Indeksi global i zhvillimit të shitjes me pakicë

• Shqipëria (renditja) 12
• Sa tërheqës është tregu (25 %) 30.4
• Rreziku që paraqet vendi (25%) 30.2
• Hapësirat në treg (25 %) 82.2
• Presioni i kohës (25 %) 61.7
• Pikët e Indeksit (total) 51.1

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›