Serbia arreston edhe një shqiptar në Merdare

Në vend kalimin kufitar në Merdar Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, sot ka arrestuar Mark Kasnetin, i cili, sipas palës serbe, dyshohet se si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kryer krime mbi civilët serbë.
Policët e MPB-së të Serbisë kanë arrestuar Mark Kasnjetin në Merdare, "bazuar në një arrest për krime lufte", raportojnë mediat serbe.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se shqiptari kosovar "dyshohet për krime lufte kundër serbëve, të kryera në vitet 1990 në Kosovë".
"Ky arrestim nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike. Bëhet fjalë për krime lufte kundër popullsisë civile. Nëse ai është fajtor, do të tregojë procesi i mëtejshëm", transmetojnë mediat serbe deklaratën e Daçiqit.
Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariq, ka thënë se Kasnjeti, "si pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime ndaj civilëve serbë në fshatin Kramirovc, më 1998".