E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Na mungoi karakteri i Mourinjos"

“Mbrëmë humbëm dy pikë tepër të vlefshme. Mua m’u duk se ekipi e nisi shumë lehtë ndeshjen. Nuk kishte nervin, karakterin e duhur për ta fituar takimin. Në pjesën e parë nuk bëmë asgjë për të dalë me tri pikë nga kjo sfidë. Në të dytën luajtëm më mirë, e kërkuam më shumë golin, por përsëri nuk kishim përqëndrimin e duhur”, tha numri një i klubit nga Milano në përfundim të ndeshjes midis Interit dhe Xhenovas.

Morati shtoi se skuadra nuk kishte karakterin e duhur. Ndoshta ishte “faji” i Mourinjos? “Mundet. Fakti që ai nuk ndodhej në stol (kjo ishte java e dytë e dënimit për trajnerin portugez g.s) bëri që të mungonte ajo dozë karakteri që zakonisht Hozeja i jep lojtarëve kur është i pranishëm”, theksoi Masimo Morati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›