E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nabuko: Gazsjellësi TAP, s’është thënë fjala e fundit

TIRANË- Si edhe në zhvillimet e mëparshme të rëndë sishme mbi gazsjellësin Transadriatik, pozicionimi i Italisë përkrah projektit TAP, nxiti menjëherë reagimin e konkurrentëve të tjerë në garën për të sjellë në Evropën perëndimore gazin azerbajxhanas. Vetëm pak pasi ‘Enel’, kompania më e madhe energjetike në Itali, deklaroi se është e vendosur të përfshihet në projektin Transadriatik, një artikull i publikuar në gazetën “NEW Europe”, nënvizonte se projekti rival Nabucco, është ende në garë dhe se gjithçka varej nga volumet e transportit dhe fitimet që është në gjendje të gjenerojë ky projekt. Sipas gazetës në fjalë, “RWE”, kompania e dytë energjetike në Gjermani dhe njëra prej financuesve të projektit Nabucco, vazhdon ende ta përkrahë këtë projekt, dhe po merr ende në konsideratë kushtet e tij financiare. 

E pyetur nga gazetari grek Kostis Geropoulos, autori i artikullit, nëse gjigantDa gjermane kishte ndër mend të hiqte dorë nga Nabucco, Sabine Jeshke, një prej titullareve të gjigantes gjermane të energjisë u përgjigj se përqasja e “RWE” ndaj Nabucco-s ka mbetur e pandryshuar. “Mund të konfirmoj se qëndrimi i “RWE”’ ndaj projektit Nabucco ka mbetur i pandryshuar, që do të thotë se për ne është e rëndësishme që projekti të përputhet me pritshmëritë tona kur vjen fjala te volumet e transportit dhe fitimet për sistemin çek të transportimit të gazit”,- iu përgjigj Jeshke gazetarit Geropoulos.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›