"Presidenti”, Nano takohet sot me ambasadorin Sequi
TIRANË- Kandidati për postin e kreut të shtetit, Fatos Nano pritet të takohet sot, me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi.
Burimet nga stafi i kandidatit të vetëshpallur për President bënë të ditur, se ky takim është në vazhdën e atyre konsultimeve dhe bisedave që Nano dëshiron të bëjë edhe me faktorin ndërkombëtar.
Fillimisht, Nano takoi ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu, i cili e ka vlerësuar Nanon si kandidatin më serioz dhe një “lidership pozitiv”.
(el.me/GSH/BalkanWeb)